HomeSportVIDEO/Detyrohet të kalojë natën në spital, Manaj i premton trajnerit: Për 2-3...

VIDEO/Detyrohet të kalojë natën në spital, Manaj i premton trajnerit: Për 2-3 ditë do të…

spot_img

Rei Manaj ka kaluar një situatë aspak të këndshme gjatë kësaj të diele, teksa një përplasje në minutat e para të ndeshjes mes Sivaspor dhe Goztepe, e la pa ndjenja në fushë, pasi kishte marrë një goditje në kokë. Lojtari u transportua me ambulancë në spital por për fat të mirë, situata e tij është normalizuar.

bandicam 2025-03-09 18-05-06-035

Mjekët i kanë kërkuar që të qëndrojë gjatë kësaj nate në spital, në mënyrë që ta kenë në kontroll të vazhdueshëm lojtarin për të shmangur surpriza të pakëndshme. Por që tani Manaj po mendon për kthimin në fushë, siç e tregoi edhe në bashkëbisedimin e tij me trajnerin Riza Çalimbaj.

Në videon e mëposhtme dëgjohet Manaj teksa shpjegon situatën e tij dhe prognozën që i kanë bërë mjekët.

“Pushim 2, 2-3 ditë dhe pastaj stërvitje normale. Shihemi pas 2-3 ditësh”, i premton Manaj trajnerit të tij, duke i bërë të qartë se dëshiron të kthehet sa më parë në fushë.

SHIH VIDEON

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular