HomeSocialeWIZZ AIR kalon në sistem pagesash pa para në dorë në Bord....

WIZZ AIR kalon në sistem pagesash pa para në dorë në Bord. Pasagjerët do të shijojnë një shërbim pa shqetësime dhe blerje të shpejta

spot_img

Pasagjerët do të shijojnë një shërbim pa shqetësime dhe blerje të shpejta në bord

Tiranë, Shqipëri – 10 mars 2025 – Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore në rajonin EMEA[1], është e lumtur të njoftojë një përmirësim të rëndësishëm në shërbimet e saj në bord, duke kaluar në një sistem pagesash pa para në dorë. Prej datës 1 prill 2025, të gjitha blerjet në bord do të kryhen ekskluzivisht me kartë, duke përfshirë metodat pa kontakt si Apple Pay, Samsung Pay, Android Pay dhe Google Pay.

Wizz Air është krenare të shtojë opsionet e saj të pagesave duke pranuar tanimë edhe kartat Revolut, përveçse kartat e kreditit e të debitit, VISA dhe Mastercard. Ky përditësim ka si qëllim t`u ofrojë pasagjerëve më shumë lehtësi dhe një përvojë udhëtimi të qetë.

Si pjesë e partneritetit të Wizz Air me Revolut, të gjithë përdoruesit e rinj të Revolut do të mund të fitojnë deri në 25 € pas regjistrimit dhe shpenzimit të parë me shumën 5 € me Revolut[2]. Përdoruesit e Revolut Pay gjithashtu mund të fitojnë RevPoints – programin e besnikërisë së Revolut – dhe t’i përdorin për blerjet me Revolut Pay, ose për fluturimet me Wizz Air[3]. Deri më 4 prill 2025, klientët që paguajnë për fluturimet me Wizz Air duke përdorur Revolut Pay mund të fitojnë 10 herë më shumë RevPoints për blerjet e tyre (Kushtet dhe Rregullat aplikohen). 

Me pagesat pa para në dorë, pasagjerët e Wizz Air do të mund të bëjnë blerje lehtësisht, pa pasur nevojë të mbajnë para fizike, duke thjeshtuar dhe përshpejtuar procesin e shërbimit në bord. Ky sistem i shpejtë dhe i përshtatshëm siguron një përvojë blerjeje pa shqetësime, duke i lejuar udhëtarët të shijojnë udhëtimin pa pasur drojën e gjetjes së monedhave, apo për të mbajtur radhët në shkëmbimet valutore në momentin e fundit. Kalimi në transaksione gjithashtu përmirëson natyrshëm higjienën, pasi anëtarët e ekuipazhit nuk kanë më nevojë të menaxhojnë para, duke kontribuar në një mjedis udhëtimi më të pastër dhe më të sigurt.

Për më tepër, pasagjerët mund të blejnë një kupon me parapagesë përmes aplikacionit celular të Wizz Air për një përvojë më të avancuar në bord, duke garantuar sigurinë e plotë në transaksione dhe duke eliminuar çdo mundësi për komplikime të papritura në transaksione.

Në përputhje me këtë kalim, do të implementohen udhëzimet e mëposhtme:


• Shuma maksimale e lejuar për blerjet në bord për çdo pasagjer do të jetë 150 €.
• Për transaksionet prej 50 € ose më shumë, do të kërkohet një kartë imbarkimi.

Michael Delehant, Oficeri i Lartë Komercial dhe Operacional në Wizz Air, thekson: “Zbatimi i pagesave pa para nuk është vetëm për të përmirësuar operacionet tona, por gjithashtu i lejon ekuipazhit tonë të përqendrohet më shumë në ofrimin e shërbimit të shkëlqyer, në vend që të menaxhojë transaksionet me para. Kjo do të sjellë një eksperiencë më efikase dhe më të këndshme për pasagjerët tanë.

Wizz Air mbetet e angazhuar për të ofruar shërbim të shkëlqyer dhe për të siguruar një eksperiencë udhëtimi pa stres për të gjithë pasagjerët.


[1] Sipas CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2024

[2] Apikohen K&Rr. Deri në 4 korrik 2025

[3] RevPoints K&Rr aplikohen. Përdoruesit standard duhet të aktivizojnë funksionin Spare Change për të fituar RevPoints nga shpenzimet me kartë, i cili përpjeston transaksionet me kartë dhe kthen ndryshimin e mbetur në RevPoints me një kurs prej 50 pikë për çdo €1.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular