HomeSportFundjava e pazakontë e Dakut, trajnerin Silvinjo e kënaq më shumë kartoni...

Fundjava e pazakontë e Dakut, trajnerin Silvinjo e kënaq më shumë kartoni i kuq se dy golat e sulmuesit në Rusi

spot_img

Mirlind Daku ka qenë protagonist absolut i ndeshjes së skuadrës së Rubin Kazan ndaj Spartak Moskës në kampionatin rus. Një ndeshje ku shënoi dy gola, por edhe u ndëshkua me karton të kuq. Mund të duket e çuditshme, por ky karton i kuq padyshim që ka lumturuar trajnerin Silvinjo.

Sigurisht, aktivizimi i rregullt i Dakut i jepte mundësinë trajnerit të kushte një lojtar në formë në grumbullimin e Kombëtares pas pak ditësh. Por nga ana tjetër, kartoni i kuq ia sjell sulmuesin në Shqipëri shumë më shpejt se sa mendohej.

Nëse Daku nuk do të ishte ndëshkuar me të kuq, ai do të luante të dielën e ardhshme ndeshjen e radhës me Rubin Kazan në kampionatin rus. Dhe në atë eventualitet, ai do të mbërrinte në Shqipëri të martën në darkë në rastin më të mirë të mundshëm për shkak të itinerarit të udhëtimit, duke humbur stërvitje të rëndësishme para duelit me Anglinë.

Me këtë karton të kuq, udhëtimi i futbollistit mund të spostohet dhe të bëhet e mundur që Daku të vijë në Shqipëri që në ditën e parë të grumbullimit, duke lumturuar jo pak Silvinjon, sidomos në këtë periudhë kur alternativat në sulm janë me pikatore për shkak të problemeve fizike të lojtarëve të ndryshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular