HomeEkonomiHapen thirrjet për kredi me 0% interes! Gonxhe: 530 kuota për punonjësit...

Hapen thirrjet për kredi me 0% interes! Gonxhe: 530 kuota për punonjësit e administratës, aplikimet në e-Albania

Advertismentspot_img

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për Aplikim për kredi me 0% Interes për blerjen e një banese për 530 Punonjës të Administratës Publike.

Lajmin e ka dhënë Ministri Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Më shumë kuota do të jenë në dispozicion për punonjësit e Ministrisë së Brendshme dhe të Arsimit. Nga 90 vende janë hapur për këta punonjës. Ndërsa 80 kuota do të jenë për Ministrinë e Shëndetësisë, nga 30 kuota për ministrinë e Bujqësisë, Mbrojtjes, Ekonomisë, Infrastrukturës dhe Drejtësisë. Dhe ministria e Financave, Turizmit, Punëve të Jashtme dhe Kryeministria do të kenë nga 30 kuota.

Sipas njoftimit të publikuar të gjithë punonjësit e interesuar do të kryejnë aplikimin në portalin e-albania. Por për të përfituar duhet të plotësojnë disa kushte:

-Të jetë i punësuar në administratë sipas ligjit të strehimit social

-Të mos kenë banesë në pronësi apo proces legalizimi

-Të mos zotërojnë pasuri të paluajtshme  mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar

– Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social

Kanë të drejtë të aplikojnë ata individë të cilët kanë jo më pak se 2 vite të puësuar në momentin e palikimit.

Punonjësit do të zgjidhen nëpërmjet sistemit të pikëzimit i cili do të rendisi dhe aplikantët nëse rezultojnë me pikë të barabarta. Afatit i fundit të aplikimit është 1 muaj nga data e hapjes së thirrjes. Ky është viti i dytë që qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për banesa me zero interes.

KRITERET PËR TË PËRFITUAR KREDI

-Punësimi në administratë 

-Të mos keni një banesë në pronësi

-Të mos zotëroni pasuri të paluajtshme

-Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social

INSTITUCIONET PËRFITUESE:

 Ministria e Brendshme (90 kuota)

Ministria e Arsimit dhe Sportit   (90 kuota)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (80 kuota)

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural    (30 kuota)

Ministria e Mbrojtjes  (30 kuota)

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit  (30 kuota)

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë    (30 kuota)

Ministria e Drejtësisë   (30 kuota)

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme  (30 kuota)

Ministria e Financave    (30 kuota)

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit  (30 kuota)

Kryeministria  (30 kuota)

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular