Partia Demokratike, ka njoftuar se do të mbledh të mërkurën më 12 mars Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD-së, për të diskutuar mbi listat e kandidatëve për deputet.
Mësohet se Kryesia do të mblidhet në orën 18:00, ndërsa Këshilli Kombëtar në orën 19:00
Kujtojmë se 12 marsi është edhe dita e fundit e afatit zyrtar për dorëzimin në KQZ të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
Pas marrëveshjeve tashmë të arritura mes PD dhe 25 partive të tjera, e vetmja gjë qe mbetet të behet është përcaktimi i emrave qe do garojnë nen koalicionin e “Aleancës se Shqipërisë Madhështore”.
Një prej aleatëve të PD-së është edhe Partia Agrare Ambientaliste me kryetar Agron Dukën, i cili e ka deklaruar me heret se nuk do te jete në lista, por partia e tij do ketë përfaqësues.
Pak ditë më parë, Panorama Online zbardhi paktin mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, ku mes tyre janë dakordësuar disa emra të PL-së në listën e sigurt, ndërsa vetë Meta do të jetë kandidat për deputetë në Tiranë në listën e hapur.