HomeAktualitetSot mos harroni çadrat, priten reshje shiu gjatë gjithë ditës. Ja parashikimi...

Sot mos harroni çadrat, priten reshje shiu gjatë gjithë ditës. Ja parashikimi i motit

spot_img

Kjo e martë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit.

Gradualisht në orët e mëngjesit reshjet e shiut do të shtrihen edhe përgjatë ultësirës perëndimore.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezentë të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe pjesërisht përgjatë ultësirës perëndimore, hera-herës reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët.  Era nga kuadrati i jugut, deri në 18 m/s. Deti do të ketë një valëzim deri në 3-5 ballë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular