HomePolitikeVendimi për Ervin Salianjin, Boçi: PD shpreh keqardhje për pamundësinë e Gjykatës...

Vendimi për Ervin Salianjin, Boçi: PD shpreh keqardhje për pamundësinë e Gjykatës së Lartë për t’u ngritur në lartësinë e rolit të saj kushtetues

spot_img

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, mbajti sot një deklaratë për mediat, ku foli për vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila caktoi sot lënien në burg të Ervin Salianjit, duke rrëzuar në këtë mënyrë rekursin e Salianjit kundër dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Lidhur me këtë vendim Boçi thotë se PD shpreh keqardhje për Gjykatën e Lartë e cila sipas tij “ndodhet në pamundësi për t’u ngritur në lartësinë e rolit të saj kushtetues dhe përdorimin e saj politik”.

Demokrati tha se lënia në burg e deputetit Ervin Salianji, tregon se “Edi Rama nuk heq dorë nga paranoja për të kontrolluar sistemin e drejtësisë dhe për të goditur me të kundërshtarët politikë”.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, po vuan dënimin me burg për kallëzim të rremë.

Kujtojmë që Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte  se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Fjala e Plotë e Luçiano Boçit

Gjykata e Lartë mori sot vendim për të vazhduar me shtrembërimin e drejtësisë dhe përdorjen politike të saj, duke lënë në burg Ervin Salianji. Deputeti i PD që prej tetorit të vitit të kaluar ndodhet në burgun e Fierit, me një urdhër politik të zbatuar dhe të mbajtur sot në fuqi nga drejtësia politike e dyshes Rama-Xhafaj.

Lënia në burg e deputetit Ervin Salianji, tregon dhe një herë se Edi Rama nuk heq dorë nga paranoja për të kontrolluar sistemin e drejtësisë dhe për të goditur me të kundërshtarët politikë.

Ervin Salianji nuk bëri gjë tjetër, vetëm sa denoncoi një individ të dënuar për trafik droge në Itali, vëllain e një prej sejmenëve të Ramës, hartues i reformës së dështuar të drejtësisë, Fatmir Xhafaj.

Partia Demokratike shpreh keqardhje për pamundësinë e Gjykatës së Lartë për t’u ngritur në lartësinë e rolit të saj kushtetues dhe përdorimin e saj politik.

Ne dënojmë përdorimin nga politika të drejtësisë, por edhe nënshtrimin apo kolaboracionizmin me të keqen të gjyqtarëve apo prokurorëve.

Salianji është një prej tre të burgosurve politikë të opozitës, që mbahen peng nga partia-shtet, që kërkon përjetësimin narkoshtetit përmes mashës së drejtësisë.

Ai është politikani i ri që u burgos sepse ngriti zërin kur pa njerëzit e pushtetit të ngrihehsin kundër Shqipërisë duke i kanabizuar territorin.

Më 11 maj përgjigjia do të jetë e qartë dhe plebishitare si për urdhëruesit ashtu dhe shërbëtorët e kësaj pengmarrjeje politike me gjykatë.

Programi elektoral i Ramës është pikërisht ky: mbro sistemin e kanabizimit dhe narkotrafikut të Shqipërisë, dhe dëno denoncuesit e tij.

Pas çdo vendimi është Rama dhe Rama do të jetë i pari me një përgjigje për të dhënë kur drejtësia të mbrojë shtetin, jo pushtetin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular