HomePolitikeEMRAT/Pas dorëheqjeve, emërohen kryetarët e komanduar të bashkive Mat dhe Tepelenë

EMRAT/Pas dorëheqjeve, emërohen kryetarët e komanduar të bashkive Mat dhe Tepelenë

spot_img

Këshilli Bashkiak Mat ka zgjedhur sot Myslym Zenelin si kryetar të komanduar të Bashkisë Mat deri në zgjedhjet e reja vendore.

Zeneli do të zëvendësojë në këtë detyrë, Agron Malajn, i cili dha dorëheqjen një ditë më parë pasi do të jetë në listën e PS për zgjedhjet e 11 Majit.

Ndërkohë edhe në Tepelenë kanë zgjedhur kryetarin e komanduar, pas dorëheqjes së Tërmet Peçit, me këtë të fundit që do të kandidojë për deputet më 11 Maj.

Bëhet me dije se zëvendëskryetarja e Bashkisë së Tepelenës, Julinda Karteri është komanduar në krye të insitucionit deri në zgjedhjen e kryebashkiakut të ri.

Kujtojmë se sot pasdite, kryeministri Edi Rama do të mbledh Kryesinë e PS dhe më pas do të dorëzojnë në KQZ listën me kandidatë për deputetë. Afati për dorëzimin e listave përfundon në mesnatë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular