HomeAktualitet“Histori si te Pallati 176, i afërm me Veliajn!” - Ish-prokurori: Ja...

“Histori si te Pallati 176, i afërm me Veliajn!” – Ish-prokurori: Ja kush është Nesti Angoni

spot_img

Ish-prokurori Ervin Karanxha thotë se Nesti Angoni, personi që denoncoi Erion Veliajn është një person i afërt i kryebashkiakut. Ai u shpreh se denoncuesi është një person në pushtet dhe i brendshëm, sepse dinte çdo të dhënë të saktë në lidhje me veprimet dhe lëvizjet e Erion Veliajt.

Nesti Angoni është një person i afërm i Veliajt dhe që është në pushtet. Nesti Angoni shkon me atë pallatin 176 që e nisi vetë letrën dhe i ra në kokë.

Veliaj e ka të brendshme. Letra ka qenë e saktë, me të dhëna të sakta. Në bazë të ligjit, ky kallëzim anonim nuk mund të përdoret.

Qoftë nga hyrjet në doganë, si nga tatimet, janë të sakta dhe i di vetëm një i brendshëm”, u shpreh ish-prokurori.

Sa i përket përplasjes me prokurorin Ols Dado, Karanxha deklaroi se ka diçka personale mes tij dhe Veliajt.

Ka diçka personale me Ols Dadon, se janë dy prokurorë dhe merren vetëm me një. Me sa kemi parë, Veliaj pretendon për sjellje jo korrekte të Ols Dado, pretendime se ka marrë në orë të vona natës bashkëshorten e kryebashkiakut, etj.

Sipas Veliajt, Ols Dado është bërë prokuror në kundërshtim me ligjin,” tha Karanxha në Vizion Plus.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular