HomePolitikeSurpriza/Ramiz Çobaj kandidat për deputet tek Lista e Euroatlantikëve Shkodër

Surpriza/Ramiz Çobaj kandidat për deputet tek Lista e Euroatlantikëve Shkodër

spot_img

Ish-deputeti dhe ish-kryetari i PD Shkodër, Ramiz Çobaj, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet e 11 majit me Koalicionin Euroatlantik, të drejtuar nga Lulzim Basha. Në një postim në rrjetet sociale, ai thekson se vendimi i tij për të kandiduar është motivuar nga respekti për votën e lirë dhe kundërshtia ndaj listave të mbyllura.

“Unë kam qenë dhe jam partizan që deputetët të zgjidhen nga elektorati dhe jo të emërohen nga kryetarët e partive”, shprehet Çobaj, duke nënvizuar se angazhimi i tij politik do të jetë në funksion të opozitës dhe shpresës për ndryshim më 11 maj.

Ai gjithashtu bën thirrje për unitet në opozitë, pavarësisht pozicionimeve aktuale, duke theksuar rëndësinë e një alternative të vërtetë për qytetarët shqiptarë.

Koalicioni Euroatlantik do të garojë në zgjedhjet e 11 majit me lista të hapura, duke i dhënë qytetarëve mundësinë të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre.

Postimi i Ramiz Çobaj:

Të nderuar miq!
Ju bej me dijej se kam pranuar oferten per te kandiduar si deputet për subjektin “Koalicioni Euro-Atlantik” (KEA) në qarkun
SHKODER.
Vendimin per të kaluar nga “shtepia e madhe” tek “shtëpia e vogël” e demokratëve e kam marrë jo per ndonjë hatermbetje, por thjesht për të respektuar votën e lire te njerëzve te lire.
Mbyllja e listave ishte shkaku kryesor dhe i vetem qe natyrshem më beri qe te shkoj drejt ketij vendimi. Une kam qene dhe jam partizan qe deputetet te zgjidhen nga elektorati dhe jo te emerohen nga kryetarët e partive.
Nëse une arrij te marr mandatin e deputetit, ky mandat do jete ne funksion dhe në shërbim të opozitës dhe vetëm të opozitës aktuale, por qe shpresoj te bëhet pozite pas datës 11 Maj.
Ju uroj suksese te gjithe demokratëve, pamvaresisht pozicionimit te tyre te momentit!
Suksese gjithë opozitës shqiptare me 11 maj!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular