Natë surprizash për Rizartën. Pas rrëfimit emocionues, banorja është surprizuar nga babai i saj, i cili për herë të parë përmes një lidhje telefonike i shprehu fjalët që banorja dëshironte t’i dëgjonte prej shumë kohësh; ‘të duam’ dhe ‘jemi krenarë për ty’.
“Të duam më shumë seç na do ti neve, pavarësisht se nuk e shprehim. Jemi shumë krenarë për ty. Duhet të vazhdosh ashtu siç je, e fortë dhe e përgjegjshme. Ne jemi shumë mirë, përqëndrohu tek loja. Të shohim çdo ditë”, u shpreh babi i Rizartës gjatë surprizës.
Më pas banorja e “Big Brother VIP” u takua edhe me motrën e saj, teksa mes përqafimesh rikthyen disa momente nga fëmijëria e tyre.