HomePolitikeU caktua në listën e hapur në Fier, tërhiqet Ori Nebiaj

U caktua në listën e hapur në Fier, tërhiqet Ori Nebiaj

spot_img


Listat e kandidatëve për deputetë kanë përçarë edhe më keq partinë Demokratike, pasi kreu i saj ka preferuar më shumë “qëndrestarët” dhe besnikët e tij sesa emrat që përfaqësojnë dhe janë të vjetër në parti.

Deputetja demokrate Orjela Nebiaj është kandidatja e radhës tërhequr nga gara në radhët e PD, pasi ishte caktuar nga drejtuesit në qarkun e Fierit.

Me nota ironie, Nebiaj që ishte pjesë e primareve në Tiranë, shkruan se tërhiqet me arsyen për t’i hapur rrugë të rinjve.

Unë kam kërkuar të mos jem në asnjë listë. As në Tiranë (në respekt të primareve) as në Fier. Sa për sqarim se dikush i ka lexuar gabim emrat. Jo si tërheqje, por si vendim për t’i lënë rrugë të rinjve dhe zonjave që e meritojnë më shumë se unë”, shkruan Nebiaj. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular