Si kudo në Shqipëri edhe në Bashkinë Kamëz nesër Ditën e Verës do të ketë festë.
Në kujdesin e vecantë të kryetarit të Bashkisë Rakip Suli janë marrë të gjitha masat që e nesërmja të jetë një ditë me një atmosferë të mrekullushme ku qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit të mund ta shijojnë ditën në mënyrën më të mirë të mundshme. Drejtoria e Kultures ne Bashki sipas porosive te kryebashkiakut ka ndermarre te gjithe përgaditjet e mundshme qe gjithçka te shkojë mese miri sipas programit.
Ndaj Bashkia Kamëz në faqen zyrtare në Facebook fton fton qytetarët që: – “Festojmë së bashku Ditën e Verës në Parkun e Liqenit të Paskuqanit. Ejani me familjet dhe shijoni koncertin festiv, panairin artizanal e kulinar, ekspozitën e pikturës, cirkun dhe aktivitetet e shumta që organizojmë. Ju mirëpresim”.

