HomeKryesore“Koalicioni Euroatlantik me listë të hapur më 11 Maj”, Basha: Një ekip...

“Koalicioni Euroatlantik me listë të hapur më 11 Maj”, Basha: Një ekip shërbimi ndaj qytetarëve, jo përfituesish politikë

spot_img

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat nga Kuvendi i Shqipërisë, ka komentuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar atë si një ekip njerëzish me integritet dhe përvojë në shërbimin ndaj qytetarëve.

Basha vuri theksin tek profesionistët, intelektualët dhe përfaqësuesit e shoqërisë që përbëjnë listën, duke përmendur emra si shkrimtari Rudi Erebara, historiania Nevila Nika, psikiatri Neli Demi, Diana Toma, pedagoget Oriola Pampuri dhe Taulanda Jupi, si dhe të tjerë.

“Këta janë njerëz që kanë ndërtuar jetën e tyre me ndershmëri dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Nuk janë të ardhur për përfitime, por për të vazhduar të shërbejnë me nder edhe në politikë,” – tha Basha.

Ai e konsideroi këtë listë si një rivendikim për ata që kanë qëndruar përballë sulmeve, shpifjeve dhe dezinformatave, duke theksuar se Koalicioni Euroatlantik ka hyrë në këto zgjedhje për të garantuar një zgjedhje të vërtetë, jo një lojë mes Edi Ramës dhe opozitës së tij të kontrolluar.

Sipas tij, qytetarët janë ata që do të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre në Parlament, jo pazaret e listave të mbyllura, duke theksuar rëndësinë e listave të hapura dhe votës preferenciale në këto zgjedhje.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Apo komentet e kritikëve tanë, apo atyre që për një kohë të gjatë kanë qenë viktima të gënjeshtrave, të shpifjeve, të keqkuptimeve, të bëjnë kontrastin e thellë midis listës tonë që janë në esencë njerëz që shërbejnë dhe jo njerëz që vijnë për përfitime. Këtu e kam fjalën për demokratë që kanë qëndruar me sakrifica të mëdha kundër gënjeshtrave, kundër mashtrimeve, kundër joshjeve për t’i shërbyer demokratëve, për t’i shërbyer opozitarëve dhe jo për t’i shërbzer vetes së tyre. E kam fjalën për përfaqësues të nderuar të shoqërisë, të cilët anembanë Shqipërisë, por dhe këtu në listën e Tiranës nga Rudi Erebara, tek Nevila Nika. Nga Neli Demi tek Diana Toma. Pedagog të nderuar, nga Oriola Pampuri tek Taulanda Jupi. Njerëz të cilët kanë nderuar jetën e tyre, e shumë të tjerë, të cilët e kanë ndërtuar jetën e tyre si intelektual, si profesor, si njerëz në shërbim të qytetarëve duke arsimuar fëmijët e tyre, duke u kujdësur për ta. Mjekë, kemi 5 mjekë në listën e Tiranës me dhjetëra të tjerë anembanë Shqipërisë. Pra, janë njerëz që vijnë nga kultura e shërbimit ndaj qytetarëve dhe siç kanë shërbyer me profesionet e tyre, do të vazhdojnë të shërbejnë me nder tek ata qytetarë të cilët do t’i zgjedhin me votën e tyre. Kështu që nga kjo pikëpamje sot është një ditë lehtësimi dhe rivendikimi për të gjithë ata që së bashku me mua kemi qëndruar kundër një uragani shpifjesh, dezinfoemimesh, sulmesh që synonin që Demokratët Euroatlantikë most ë ishin në këto zgjedhje. Që këto të ishin zgjedhje pa zgjidhje o Rama, ose alibia e tij në opozitë. Gjithë ky mund, gjithë ky investim që është bërë, i cili ka vazhduar deri në orët e fundit, nuk dha rezultat sepse ne kemi fuqi të padukshme për njerëzit e vesit, por besoj të kuptueshme për njerzit e vlerave. Fuqia jonë është që ne nuk jemi në këtë punë për interesa të vogla, e kemi provuar këtë, s’jemi në këtë kauz të madhe për t’i shërbyer interesave të vogla, por për t’i shërbyer qyetarëve shqiptarë. Dhe më së miri do t’i shërbejmë në listën e hapur, në Tiranë dhe anembanë Shqipërisë. Qytetarët tek Koalicioni Euroatlantikë janë ata që do të përcaktojnë kush do të jetë përfaqësuesi i tyre në parlamentin e ardhshëm me votë preferenciale me listë të hapur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular