Lulzim Basha ka shkuar në Kuvend ditën e sotme ku po mbahet seanca plenare. Në hyrje Basha dha një deklaratë për gazetarët ku komentoi listat e dy kampeve, ate blu si dhe socialistët.
Basha u shpreh se nga një anë është “lista e Ramës, një fasadë ku prapa fshihet një grup kriminal, dhe nga ana tjetër është lista e mumive, me faraonin në krye, (Sali Berishën), një grusht servilësh”.
Lulzim Basha dorëzoi dje në KQZ emrat e kandidatëve për deputetë të partisë që e ka pagëzuar me emrin “Koalicioni Euroatlantik”. Vetë ai dhe emrat e koalicionit do të garojnë të gjithë në lista të hapura, për të kërkuar votën e qytetarëve.
“Atyre që kanë qenë viktima të gënjeshtrave të bëjnë kontrastin mes listës sonë, me njerëz që shërbejnë dhe jo demokratë për përfitime.
Grupi im ka dalë kundë kërcënimeve dhe presioneve për tiu shërbyer shqiptarëve. Përfaqësues të nderuar të Shqipërisë, kam pedagogë të nderuar. Njerëz që kanë ndërtuar jetën e tyre si njerëz në shërbim. Kemi 5 mjekë në listën tonë.
Sot është një ditë lehtësimi për mua dhe ata që kemi qëndruar kundër një uragani shpifjesh, sulmesh që synonin që mos isha në zgjedhje. Rama dhe alibia e tij në opozitë.
Ata që janë futur për të marrë një grusht deputetësh si gardh pas vetes besoj që e kuptoni kush janë. I kam paralajmëruar që do bëhen pishman që po e mumifikojnë opozitën, si garda me faraonin e vdekur në piramidë.
Vota opozitare do shkojë tek ne që mishërojmë opozitën larg pazareve të flliqta me qeverinë më të korruptuar të këtyre viteve.
Listën e zotit Rama, lista e hallit. Di të bëjë më së mirë, është një super fasade, ku pas asaj fshihet organizata më kriminale e Ballkanit.
Ata që kanë flamurin e opozitës në vend që t’i përgjigjeshin kësaj me një listë dinjitoze, u përgjigjën me një listë mumiesh, me një grush servilësh.”