HomeKryesoreNjë tjetër parti braktis Sali Berishën, tërhiqet nga koalicioni: Sa keq, nuk...

Një tjetër parti braktis Sali Berishën, tërhiqet nga koalicioni: Sa keq, nuk ka të djathtë fisnike

spot_img

Partia Aleanca Arbnore Kombëtare ka vendosur që të tërhiqet nga koalicioni me Partinë Demokratike. Kryetari i kësaj force politike, Gjet Ndoj ka marrë vendimin për të dalë nga koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Si duket i zhgënjyer nga listat me emrat e kandidatëve për deputetë, Ndoj ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se Aleanca Arbnore Kombëtare AAK, nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Duke ngritur akuza kundrejt opozitarëve, kreu i AAK thotë se nuk ekziston akoma e djathta ku njerëzit të besonin pa frikë.

“Nuk është krejt e keqja se “E majta në thelbin e saj është gënjeshtare”, duke i shkaktuar dhe dëme e gjëma pafund këtij Kombi…;

-Por se “E djathta që do të duhej të përfaqësonte pjesën më tradicionale shqiptare, pra fisnikërinë e vendit”, tek e cila njerëzit do të duhej të besonin pa frikë……nuk ekziston. Në fakt a e kanë shqiptarët atë shtresë fisnike?  Individë edhe ka, por grupim të organizuar jo. Sa keq….”, shkruan ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular