Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se ditën e nesërme, më 14 Mars, do të hapet tuneli i Murrizit.
Edi Rama: Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit i cili më në fund u dorëzua. U dorëzua mali dhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e ka pritur, shumë kanë ikur nga kjo botë pa e parë.
Mendoj se e plasi syrin e keq, syri i keq më në fund plasi. Në atë tunel na u mblodh gjithë energjia negative, gjeologjia e atij tuneli ishte tmerr, nesër hapet tuneli i Murrizit, hapet më 14 Mars që përkon me ditën e verës.
Nesër ditë verë nga Elbasani në Dibër, edhe në të gjithë Shqipërinë pa harruar Tiranën.