HomeKronikeAksident me vdekje në Bulqizë! Humb jetën pasagjerja, përfundojnë në spital shoferi...

Aksident me vdekje në Bulqizë! Humb jetën pasagjerja, përfundojnë në spital shoferi i makinës dhe 4 persona të tjerë

spot_img

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur mbreme rreth orës 21:00 në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi.

Policia e Bulqizës njofton se shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Foristrade’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka mbetur e vdekur një pasagjere ndërkohë që 4 pasagjerët e tjerë dhe shoferi i makinës janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Foristrade’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa shtetasja M.Z., ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular