Tuneli i Murrizit, vepra më e rëndësishme e rrugës së Arbrit është hapur për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas.
Hapja e tunelit është mirëpritur nga banorët e zonës, të cilët shpresojnë që përfundimi i këtij investimi do i japë hov edhe zhvillimit të agroturizmit.
Kontrata për ndërtimin e rrugës së Arbrit u lidh në vitin 2018, teksa ndërtimi i tunelit të Murrizit hasi në një sërë pengesash gjatë ndërtimit për shkak të formacionit gjeologjik, çka krijoi vonesa në përfunimin e veprës. Rruga e Arbrit mundëson lidhjen e drejtpërdrejtë Tiranë- Dibër, duke kaluar nga Qafë- Murrizi, Guri i Bardhë, Ura e Vashës drejt Bulqizës dhe Dibrës.
Nga Tiranë në Bulqizë ajo ka një gjatësi prej 50 km dhe nga Tirana në Bllatë 74 km. Ndërtimi përfshiu një disa vepra arti sikurse janë urat dhe tunelet.