Oriola Marashi, ka përfunduar pushimet e saj sensuale në vendet ekzotike, por edhe lidhjen e dashurisë. Ishte pak javë më parë, kur supermodelja provokonte me foto sensuale nga ishulli ku kishte zgjedhur që të bënte pushimet e saj.
Por duket se pas këtyre ditëve pushimesh, ajo është rikthyer me angazhimet e saj në modeling, por edhe single. Bëhet me dije se raporti i saj me djaloshin misterioz ka përfunduar. Ndonëse ajo asnjëherë nuk e prezantoi publikisht partnerin, për muaj me radhë ajo zbulonte pak nga raporti që sapo kishte nisur.

Megjithatë, miqtë e afërt kanë zbuluar se tashmë modelja është single dhe lidhja ka përfunduar para pak kohësh. Nuk dihen arsyet e kësaj ndarjeje, por ajo që dihet është vetë Ori ka preferuar që mos të flasë shumë për këtë raport, duke preferuar që të rikthehet menjëherë në punë, duke lënë pas këtë histori të shkuar keq.

Oriola, e cila ka qenë pjesë e markave të njohura si “Guess” dhe “Dolce & Gabbana”, është një ndër modelet më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Në ditët e pushimeve, Oriola ka shpërndarë imazhe mahnitëse nga një resort luksoz në Maldive. Ajo shfaqet duke pozuar me bikini të guximshme, duke theksuar format e saj perfekte, por gjithnjë e vetme.

Në postimet e saj, Ori nuk ka harruar të provokojë me sunsualitetin e saj, por, ndonëse kurioziteti është i madh, ajo nuk ka pranuar që të zbulojë se kush është personi që e shoqëron në këto ditë të nxehta. Me anë të një “InstaStory,” pak kohë më parë, modelja e njohur ka konfirmuar se është në një romancë të re. Ajo ka postuar një foto nga ashensori krah partnerit, por është kujdesur të mos ia zbulojë identitetin këtij të fundit. “Storyt” e saj vijuese dëshmojnë se çifti mund të kenë dalë në një darkë romantike së bashku.

Një detaj tjetër që vihet re është veshja e çiftit, i cili mesa duket kanë preferuar të shfaqen “matchy matchy”, Oriola me një fustan sterrë të zi dhe partneri i saj me një pale pantallona dhe këmishë të së njëjtës ngjyre. Por duket se tashmë kjo lidhje ka përfunduar, duke lënë pas vetëm heshtje. E duke njohur natyrën e saj diskrete, jemi të sigurt që Ori do të zgjedhë mos të flasë për këtë lidhje, por do të fokusohet sërish tek kontratat që e presin, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.