HomeOP EDPasojat e Reformës Territoriale-Administrative e 2014-të, ku për 10 vjet në njësitë...

Pasojat e Reformës Territoriale-Administrative e 2014-të, ku për 10 vjet në njësitë administrative nuk ofrohen as shërbimet bazike

spot_img

Nga Bujar Leskaj
Dje, datë 13.03.2025, në Kuvend : Pasojat e Reformës Territoriale-Administrative e vitit 2014, ku për 10 vjet në njësitë administrative nuk ofrohen as shërbimet bazike:

I mëshoj diskutimit se seancat më të rëndësishme janë seancat që ju kushtohet zgjedhësve tanë, mbi çështjet e zonave tona zgjedhore, diskutime që duhet të realizohen në çdo kohë.

Dua të jap atë realitet të trishtë e të zbehtë, një realitet që nga dita në ditë është akoma më I zymtë, realiteti i investimeve, i furnizimeve me energji elektrike dhe ujë në njësitë administrative në Bashkinë Vlorë.

Takimet me banorë të këtyre njësive, të cilat janë pjesë e Bashkisë Vlorë, janë skaneri I vërtetë se si operon pushteti vendor e qendror në këto zona. Ato janë tërësisht jashtë çdo vëmendje institucionale, dhe kjo na bën të pohojmë me zë të fortë që Reforma Territoriale-Administrative e vitit 2014/2015, është reforma që ka persekutuar për më shumë se 1 dekadë këto zona, sepse Bashkia Vlorë dhe Bashkia Selenicë I ka anashkaluar në investime e shërbime.

Në njësitë administrative të Bashkisë Vlorë (Novosele, Qender, Orikum, Shushice), janë zona të lëna në harresë.

Është e trishtë që ende, në 2025 në këto njësi, në pothuajse çdo fshat përbërëse të tyre (Orikum,Radhimë, Bestrovë, Babicë e madhe/ e vogel, Hoshtime, Kanine, Kerkove, Narte, Sherishte, Panaja, Xhyherine, Zvernec, Novosele, Aliban, Bishan, Mifol, Poro, Dellenje, Delisuf, Trevllazer, Cerkovine, Skrofotine, Fitore, Akerni, Shushice, Bunavi, Beshisht, Grabian, Drithas, Mekat, Llakatund, Ceprat, Risili), ende mungon uji I pijshëm, ujësjellësa të amortizuar e të dalë jashtë funksionit, ku dhjetra banorë të këtyre njësive ende e sigurojnë ujin e pijshëm me burime dytësore apo e marrin atë nga ato linja të amortizura , njëherë në dy ditë apo një orë në 24 orë.

Infrastruktura vazhdon të jetë në lëngatë, bashkangjitur shërbimeve të tjera urbane të cilat as që bëhet fjalë. Banorët e nderuar të këtyre zonave, të cilët janë dhe njerëz shumë punëtorë I përgjgijen nevojave të komunitetit me burime të tyre private, sepse shërbimet bashkiake aty kane qenë dhe janë “zero”.

Orikumi, Radhima, si zona ku dhe përqendrimi turistik eshte më I madh gjatë muajve te veres,por edhe fshatra tetjere, ende vuajne mungesen e energjise elektrike ne moment te caktuara, ku shkeputjet jane te perseritura per ore te tera.

-Banoret e Novoseles shprehen se nje problem tjeter madhor mbetet mosdhenia e titujve te pronesise per tokate tyre, ku shumicen e rasteve ata perndiqen dhe nga bindjet politike.

-Bujqësia, si sektori bazë i ekonomisë së njësive administrative, sidomos fshatrat e njësitë administrative Novoselë (Aliban, Bishan, Mifol, Poro, Dellenje, Delisuf, Trevllazer, Cerkovine, Skrofotine, Fitore, Akerni) nuk kanënjohur asnjë mbështetje këto 12 vite. Mungesa e ujit të pijshëm në të gjitha fshatrat e njësisë administrative Novoselë, mos pastrimi i kanaleve kulluese, mungesa e kanaleve vaditëse, subvencionimi selektiv, mungesa e rrugëve dytësore që lidhin parcelat bujqësore, amortizini irrjetit të ujësjellësit, çmimi i lartë i naftës për fermerët, taksat e larta kanë bërë që të goditet ekonomia bazë e çdo familje të këtyre zonave, të cilat janë të lidhura pazgjidhshmërisht me bujqësinë e blegtorinë.

-Disa banore te fshatit Akerni kane ngritur shqetesimin se 50 familje (ne afersi te zones ku po ndertohet airporti) kane mungese te energjise elektrike dhe furnizimit me uje, problem ky qe vazhdon prej shume vitesh. Ata shprehen se asnje institucion nuk u jep zgjidhje, edhe pse kerkesate tyre I kane percjelle zyrtarisht prane ketyreinstitucioneve qysh prej muajit tetor.

-Edhe banoret e Panajse theksojne se per dekada, ceshtja e ujit te pijshem dhe furnizimit me uje ka qene problem paresor I gjithe zones, ku banoret e sigurojne furnizimin me puse ose shume here duke e blere ate.

-Banorë të Kaninës, Babicës së Madhe e të Vogël, ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet përkatëse nga kalimi I Bypassit në tokat e banorëve të kësaj zone.

– Pronën e Andon Mëhillit kullotën e Llogarasë e kthyer nga Agjensi e Pronave me vendim nr kadastral 28681 në fshatin Palasë dhe me vendim hipotekor 376 te dt 28 . 08. 2007 ju nuk ja lini pronarit po ja merrni me VKM dhe ua jepni oligarkëve të kryeministrit dhe kusarëve të tij, siç i quan vlonjati trim e kurajoz Paskal Nesturi.

-Në këto njësi administrative ka shkolla 9-veçare e gjimnaze të mbyllura në pothujase cdo njësi administrative, ndërsa ato pak qe kanë rezistuar të jenë hapur e zhvillojnë mësimin në klasa kolektive.

-Ne do ndërtojmë/ përpilojmë dhe një program të veçantë, në rakordim me programin qendror të Partisë Demokratike, për të gjitha Bashkitë e Qarkut Vlorë, ku çdo problem do jetë në fokus.

-Banorët e fshatrave të Lumit të Vlorës, fshatrave rreth Kuçit përsëri janë ngritur në protestë për ujin, duke larguar mjetet e firmës që do të grabisi ujin e lumit Shushicë, do të marri ujin nga Buronjat e Kuçit për t’ua përcjellë oligarkëve në Dhërmi dhe Palasë, të njëjtën gjë që doni të bëni në Tragjas dhe më gjerë.

Ne, si Parti Demokratike dhe unë personalisht si deputet i Vlorës jemi në mbrojtje të së drejtës së këtyre banorëve për ruajtjen e ujit, mbështetur në të gjitha normat e së drejtës kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular