HomePolitikePse nuk votuam pro dhe çfarë fshihet pas projekti "Sistemi i kamerave...

Pse nuk votuam pro dhe çfarë fshihet pas projekti “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit- Smart City”

spot_img

Fjala e deputetit Bujar Leskaj në Seancën Plenare te dt 13.04.2025 mbi Projektligjin “𝗣𝗲𝗿 𝗺𝗮𝗿𝗿𝗲𝘃𝗲𝘀𝗵𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗵𝘂𝗮𝘀𝗲 𝗻𝗱𝗲𝗿𝗺𝗷𝗲𝘁 𝗞𝗲𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗠𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝗥𝗲𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲𝘀 𝘀𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶𝘀𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗙𝗼𝗻𝗱𝗶𝘁 𝗽𝗲𝗿 𝗭𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗶𝗺 𝘁𝗲 𝗔𝗯𝘂 𝗗𝗵𝗮𝗯𝗶𝘁 𝗽𝗲𝗿 𝗳𝗶𝗻𝗮𝗻𝗰𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁 “𝗦𝗶𝘀𝘁𝗲𝗺𝗶 𝗶 𝗸𝗮𝗺𝗲𝗿𝗮𝘃𝗲 𝗻𝗲𝗻 𝗮𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗣𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘀𝗲 𝘀𝗲 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 – 𝗦𝗺𝗮𝗿𝘁 𝗖𝗶𝘁𝘆”

Nga Bujar Leskaj
Ku është thelbi I kësaj kredie që ju po trumbetoni, sepse në fund të fundit është një hua me kushte jo aq të buta sa thoni ju. Janë 118 milion USD për 15 vite me interes 4%. Në varsi të formulave që janë parashikuar në marrëveshje shteti shqiptar, pra qytetarët shqiptar mbas 15 vitesh, në total do të paguajnë 60 deri 90 mln USD më shumë, pra paguhet diku ose 170 mln USD ose 210 mln USD, kjo në varësi të mënyrës së shlyerjes.

Këtë duhet t’u bëjmë të qartë shqiptarëve . Problemi kryesor është se çfarë po ju fshihet qytetarëve shqiptarë. Në mendimin tim po ju fshihen dy çështje të mëdha:

E para, ne po na jepet një kredi, po marrim nje hua nga fondi I Abu Dhabit. Por pa garë, pa tender, me marrëveshje të drejtpërdrejtë po e përcjellim këtë shumë te Tech-Abu Dhabi. Tashmë nuk do përcjellim 118 mln euro, por siç e thashë më parë 160, 190 ose 210 mln euro, në varësi të formulës së llogaritjes. Kjo shqiptarëve me të drejtë, theksuar dhe nga specialistët e ekonomisë ju kujton skemën mashtruese të mikrokredive, këtë skemë po e bën qeveria juaj dhe lideri juaj global.

E dyta, asnjë nuk përmendi tek këto diskutimet se pse disa kohë më parë ishte përfolur se ky proces I nevojshëm mund të përfundonte me 60 mln USD dhe si befas u fry kjo faturë në 118 mln USD. Po të analizosh zërat e shpenzimeve ka shumë pikëpyetje. Këto janë për të vajtur tek thelbi I problemit .

Tiparet kryesore të një Smart City, ka të bëjë më integrimin e teknologjisë së informacionit për nevojat e qytetarëve, duke ua bërë atyre jetën më të lehtë dhe më të sigurtë. Prandaj projektet mbi “Smart City”, te cilat permbledhin nje shumellojshmeri te giere te rasteve te perdorimit, nga menaxhimi i trafikut në shperdarjen e ujit, ne menaxhimin e mbeturinave, monitorimin e sigurise urbane dhe te mjedisit të qyteteve tona, pavaresisht se investimet ne teknologjine informacionit kane kosto te larte, duhen konsideruar dhe duhen vlerësuar.

Këto projekte nuk janë shpikja e qeverisë apo liderit tuaj global.

Si I tillë, ky projekt edhe mund të votohej nga ne si opozitë në rast se ky do ishte një projekt transparent, në rast se do të ishin diskutuar të dyja anët e medaljes, edhe marrja e huas dhe mënyra se si kalon kjo pa garë, pa tenderim, e cila është filozofi e punëve tuaja tek një investitor I caktuar nga Abu Dabi.

Nga ana tjetër, ky projekt, kjo hua, duhet të jemi të ndërgjegjshëm SE thellon aventurat fiskale, papërgjegjshmërinë tuaj dhe rrit borxhin publik.

Do thoni ju se borxhi publik është ulur por shqiptarët e dinë mirë se borxhi publik është ulur në vlerë për shkak të mbiçmimit artificial të lekut dhe jo nga politikat tuaja.

Unë po ju jap vetëm një tregues, nga 2013 në 2025 borxhi për frymë është rritur 2.5 herë nga 2230 euro, në 2024 arriti ne 5647 euro për frymë. Pavaresisht se ne dy vitet e fundit, kryesisht per shkak te mbicmimit te lekut ne tregun valutor, stoku i borxhit publik, ne raport me PBB-ne eshte ulur, kosto e borxhit, parate qe shqiptaret nga taksat e tyre paguajne per interesat e këtij borxhi jane rritur ndjeshëm.

Per vitin 2024, sekti i papergjegjshem ne qeverisjen Shqiperise shpenzoi 13.3 miliarde leke me shume interesat e borxhit publik te vendit, ne krahasim me vitin 2023, ose 133 milione euro me shume nga taksat tona dhe kjo shkon në rritje nga viti në vit.

Rritja e pretenduar ekonomike e viteve 2021-2024 nuk solli perspektive tek njerezit me ne nevoje dhe qytetaret e thjeshte, te cilët e kanë humbur perfundimisht shpresën per permiresim te gjendjes se tyre ekonomike nen drejtimin e qeverise se sotme.

E dyta, që dua t’a theksoj, vet ky projekt ngjall atë dyshimin për shkak se vlera e dhënies së këtij projekti përcillet pa garë dhe ka një dyfishim shumë të dyshimtë të vlerës së saj .

Projekti Smart-City, e cila projektonte instalimin e kamerave inteligjente në ambientet publike është përfshirë me të dretë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare nga qeveria shqiptare dhe parashikohej më parë të kushtonte 60 mln USD.

Cfarë ndodhi që kjo shumë më pas u dyfishua? Pse nuk jepen shpjegime në Kuvendin e Shqipërisë ?

Fakti që kjo shumë dyfishohet ngre shqetësime të reja të mungesës së garës dhe transparencës. Kushtet kur një projekt I tillë I jepet pa garë një kompanie të zgjedhur në mënyrë preferenciale nga qeveria si dhe mungesa e një tenderi të hapur rrit dyshimet për kapjen e kontratës nga interesa të lidhura me pushtetin.

Mungesa e garës, automatikisht krijon rreziqe të larta për korrupsion dhe klientelizëm nga një pushtet që korrupsionin e ka patur virtytin kryesor të tij dhe ligjet e qepura me dorë, kjo marrëveshje te kjo kategori hyn .

Gjithashtu anashkalimi I një procesi transparent prokurimi me projektin “Smart-City” për paisjet inteligjente të Policisë Shqiptare mendoj se shkel dhe pika të vecanta të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.

Zbatimi I një projekti të tillë kërkon transparencë për llojet e paisjeve të survejimit që do të përdoren, për të dhënat që do të mbledhin, aftësinë e njohjes së fytyrës dhe forma të tjera të identifikimit biometrik, informacion mbi buxhetin e përdorur, vendet nga të cilat janë blerë këto teknologji, procedurat e prokurimit dhe prodhuesit e këtyre teknologjive.

Në këtë projekt ka dhe përfolje për sa I përket sigurimit të paisjeve teknologjike, nga kompani të cilat janë të lidhura me teknologjinë e informacionit dhe inteligjencën artificiale kineze, e cila është problem sot në botë për sigurinë, dhe një nga problemet kryesore sot të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në rast se do të përmendja zërat e projektit se si janë shpërndarë, keni parashikuar 31 mln USD për software, 62 mln USD për paisjet hardware, 8 mln USD shërbime profesionale dhe 17 mln për mirëmbajtje për 4 vjet. Kjo shuma 62 mln për 8 mije kamera lë shumë për të dëshiruar.

Kjo marrëveshje mendoj se nuk I plotëson kushtet për një marrëveshje të drejtë, marrëveshje transparence, marrëveshje ekonomike, ku ne sigurojmë që paratë e marra borxh do përdoren me eficense, efikasitet dhe ekonomicitet. Kjo është arsyeja që unë do e votoj kundër.

Te kjo pjesa se sa siguri jep Policia jonë dhe se sa siguri jep vet klima që ju keni prodhuar që rrezikoni t’a ktheni Shqipërinë në një Big Brother të madh ku të ndërhyni në jetesat personale apo në probleme personale, probleme të tjera sociale nuk po futem dhe Policinë nuk po e cënoj, në respekt të një polici të vjetër, shokut tim, që është polic mbi 40 vjet, të policit Ndue Doda.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular