HomePolitike"Rama - macja e zezë e integrimit në BE. I hapi 10...

“Rama – macja e zezë e integrimit në BE. I hapi 10 herë, sa herë do t’i mbyllë?”, Taulanda Jupi: Kryeministri premton, dështon dhe mashtron

spot_img

Shqiptarët nuk blejnë më përralla. Ata duan një qeveri që punon, një ekonomi që funksionon dhe një shtet që nuk i trajton si dele

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për Tiranën, Taulanda Jupi, ka reaguar ashpër ndaj premtimeve të përsëritura të kryeministrit Edi Rama mbi procesin e integrimit europian dhe situatën e qeverisjes në vend.

Jupi theksoi se për 12 vite, Rama ka ndërtuar një strategji të bazuar te propaganda dhe mashtrimi, duke premtuar hapjen e negociatave me BE-në vit pas viti, ndërkohë që Shqipëria mbeti peng i korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

“Kush e ndaloi Shqipërinë të bëhej europiane? Jo qytetarët e saj, jo ambasadorët në Bruksel, jo policët në aeroporte. Shqipëria nuk është në BE sepse ka pasur një kryeministër që e ka zvarritur këtë proces për të mbrojtur veten dhe sistemin e tij të korruptuar,” – u shpreh ajo.

Postimi i Jupit

Edi Rama ka një zakon të vjetër: premton, dështon dhe pastaj premton përsëri. Negociatat u hapënociatat me BE-në do të hapeshin. Nuk ndodhi. Në 2015 e përsëriti. Nuk ndodhi. Në 2016 tha se ishte çështje muajsh. Gënjeu. Dhjetë herë premtoi, dhjetë herë doli në rrenë. Negociatat u hapën në 2024.
Dhe tani, ai kërkon një mandat të katërt duke treguar një tjetër përrallë, një pasaportë që nuk ekziston, një qilim fluturues.
Kush e ndaloi Shqipërinë të bëhej europiane? Jo policët në aeroporte. Jo ambasadorët në Bruksel. Jo shqiptarët që punojnë e studiojnë jashtë.
Shqipëria nuk është larg Europës për shkak të qytetarëve të saj. Është larg sepse për 12 vite është qeverisur nga një njeri që e zvarriti këtë proces me korrupsion, propagandë dhe kapjen e shtetit.
Por e vërteta është edhe më e thjeshtë se kaq: Edi Rama nuk dëshiron ta anëtarësojë Shqipërinë në BE. Sepse në BE nuk mund të vjedhësh 7 miliardë euro të buxhetit të shtetit çdo vit dhe të dalësh i palagur.
BE e di se Ilir Beqja është në burg për korrupsion, ndërsa Frida Krifca po hetohet për zhdukjen e fondeve të IPARD-it, para të taksapaguesve europianë. Dhe BE nuk do t’ia falë këtë.
Dhe tani, ai kërkon t’u shesë shqiptarëve një pasaportë imagjinare. Por shqiptarët nuk blejnë më përralla. Ata nuk duan fjalë boshe, por një qeveri që punon, një ekonomi që funksionon dhe një shtet që nuk i trajton si dele, as e zezë, as e bardhë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular