HomePolitikeRama tregon sherrin me të renë nga Vlora, që sot është kandidate...

Rama tregon sherrin me të renë nga Vlora, që sot është kandidate e PS-së për zgjedhje

spot_img

Erjona Ismaili është një nga kandidatët e Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës

E ftuar në podcast-in “Flasim”, kryeministri Edi Rama nisi të tregonte se si ishte njohur me vajzë nga Vlora, në kohën kur shtëpia e saj ishte përmbytur pas shirave të dendur. Kanë qenë 13 minuta sherr në telefon, tha kreu i qeverisë, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste.

Rama: Më thuaj si jemi njohur bashkë ?

Ismaili: Ne bashkë jemi njohur duke u zënë. Ditën e nesërme të përmbytjes së Vlorës. Një nga shtëpitë e përmbytura ishte shtëpia ime, për të dytën herë, pas dhjetë vitesh. Herën e parë, sherri nuk arriti deri tek ju, por herën e dytë, po. Ju kam nisur një mesazh, bashkë me një telefonatë, jo shumë korrekte nga ana ime. Pastaj më morët ju në telefon.

E kam menduar se biseda do të ishte më e qetë sesa ishte… derisa më bëtë pyetjen e parë: “A e ke shtëpinë e siguruar?” Edhe unë thashë: “Sigalin e di vetë!” dhe biseda zgjati 13 minuta sherr.

Rama: Fjalia që mua më ngeli në mendje ishte: “Tjetër thoni dhe tjetër na bëni. Dhe kur vjen puna këtu, të njëjtët njerëz, po kjo histori… dhe askush nuk do të dijë se kush ka merita dhe kush nuk ka merita”. Kjo ishte fjalia që më ngeli në mendje. Në mendje të ngelin ato që të dhembin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular