Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafe Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht.
Viktima është përplasur nga një automjet i cili po qarkullonte në afërsi të këtij kryqëzimi.
Gjithashtu, mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur në këmbë kur ka marrë goditjen fatale.
“Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.
55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në pranga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.