Gjashtë makina janë përfshirë në aksident mbrëmjen e sotme në lagjen “15 Tetori” në Fier.Burime bëjnë me dije se për fat të mirë nga aksidenti masiv nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia pritet të mbërrijë në vendngjarje. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.
