Marija Taseva, është vajza 20 vjeçe e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në diskotekën e Koçanit, i cili la pas 51 viktima.
E reja dëshmoi para kamerës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, se në momentin e zjarrit ka pasur turmë dhe se ajo ka rënë përtokë teksa po dilte jashtë.
“Të gjithë filluan të vrapojnë jashtë. Të gjithë po përpiqeshin të shpëtonin. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht në Shkup. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht me faqe isha në tokë”, tha Taseva