Një parking në një pallat të Tiranës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët e zjarrit.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se zjarri ka rënë rreth orës 18:02 në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin.