Nga Florenca Meço
Sa më e fortë propaganda, aq më e ashpër lufta nën dhe. Qeveria ka filluar tashmë të verë në punë makinerinë e saj të rëndë, herë me kulaç e herë me kërbaç. Presion mbi individin e zakonshëm, blerje të individëve me ndikim në publik. Për të joshur këta të fundit, ajo po “ korrigjon” gjithë paudhësitë e adminsitratës së saj. Të gjithë bizneset e opozitarëve sipërmarrës po marin mbrapsht rimbursimin e TVSH të pa lëvruar prej vitesh.
Nga ana e saj PD zyrtare përgjigjet duke ngritur në qiell virtutet njerëzore, adhurimin për liri. Për fat të keq janë po ata që bënë të kundërtën kur ishin në pushtet. Kali i betejës së tyre është i drobitur. Një qeveri qe ble, një PD që ka skaduar. Vija e tretë, realiste si gërshetim ndërmjet vlerave qytetare dhe interesit pragmatist për një jetë materialisht më të mirë, duket qartë që përfaqësohet nga Basha.
Ai nuk tenton të joshë, por të bind. Ai nuk bën demagogji, por ofron zgjidhje. Ai nuk mbështetet mbi dhunën agresive, por mbi qetësinë civile. Koha do ta tregojë. Koha punon për të. Qytetarët kanë në dorë që kjo kohë të jetë sa më afër.