Të paktën 33 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në tornadot dhe stuhitë e forta që goditën Shtetet e Bashkuara qendrore dhe jugore të shtunën.
Autoritetet e Misurit raportuan 12 vdekje të lidhura me stuhitë, ndwrsa vijon puna pwr tw ndihmuar ata në nevojë dhe për të vlerësuar dëmet që janë shkaktuar.
Gjashtë njerëz vdiqën në kontenë Wayne, tre në kontenë Ozark, një në kontenë Butler, një në kontenë St. Louis dhe një në kontenë Jefferson, thanë autoritetet.
Të premten, Guvernatori Mike Kehoe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në shtet në pritje të tornadove të parashikuara.
Ndërkohë, rreth 250,000 familje mbetën pa energji elektrike pasditen e së shtunës, njoftoi uebfaqja Poweroutage. Pamjet nga zonat e prekura tregojnë shtëpi të shkatërruara dhe automjete të përmbysura në rrugë.
Në Kansas, të paktën tetë persona u vranë në aksidente trafiku që i atribuohen një stuhie të fortë rëre që uli ndjeshëm dukshmërinë, thanë autoritetet e zbatimit të ligjit. Në Misuri, gjashtë persona kanë vdekur dhe tre janë të zhdukur, njoftoi guvernatori Tate Reeves. Aksidentet rrugore që i atribuohen të njëjtit shkak janë shkaktuar edhe në Teksas, ku humbën jetën katër persona.
Tre të vdekur dhe 29 të plagosur janë numri i deritanishëm nga stuhitë në Arkansas, ku guvernatorja Sarah Huckabee Sanders tha se kishte informuar presidentin amerikan Donald Trump për situatën në shtetin e saj.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka paralajmëruar se tornadot pritet të godasin shtetet e Luizianës, Mississippi, Alabama dhe Tennessee në orët e ardhshme.