Nga Bujar Leskaj
Sot, datë 16 mars 2025, së bashku me Kryetarin e PD Vlorë z.Hysni Sharra, Sekretaren Politike të Degës zj.Nada Mecorapaj, zhvilluam mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike Vlorë.
Në fokus të mbledhjes ishte prezantimi I listës së kandidatëve për deputetë Atird Hoxha, Ina Zhupa, Vangjel Dule, Alta Haluci, Matilda Qurku, Nada Daullja, Monika Hasani, Selaudin Neloj, Edmond Fetahu, Skënder Muço, Mario Runa, Ridvan Mersinaj, Romarjo Meminaj, Petro Gjikuria, Artan Liçaj, ecuria,mbarëvajtja dhe objektivat e fushatës për zgjedhjet e 11 Majit.
Theksova se në vazhdën e konstituimit të Shtabit Qendror të Fushatës, Kryesia e Partisë Demokratike do të jetë trupa kryesore drejtuese, roli I së cilës është dhe mbetet parësore, sikurse pjesë e Shtabit do të jenë anëtarët e Grupit të Punës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Anëtarët e Kryesisë shprehën mbështetjen për kandidatët, besimin në fitore dhe angazhimin maksimal për të punuar.
Gjithashtu, së bashku me Kryesinë e degës vendosëm prezantimin zyrtar të të gjithë kandidatëve për deputetë “Partia Demokratike-Aleancës për Shqipërinë Madhështore” në një takim të hapur me anëtarësinë ditën e mërkurë, dt.19.03.2025, ora 19:00 në Pallatin e Kulturës “Labëria”, në Vlorë.





All reactions:
134Rezenbrik Serjani, Atird Hoxha and 132 others