Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar në mbledhjen e sotme listat e kandidatëve për deputet për disa parti politike dhe koalicione që marin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Seanca u mbajt sot në orën 12:00, ku u shqyrtuan kërkesat për miratimin e listave shumëemërore të disa subjekteve zgjedhore, të cilat do të garojnë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.
Listat shumemërore të miratuara sot janë të subjekteve zgjedhore si më poshtë
- “Partia Socialiste e Shqipërisë”
- “Partia Socialdemokrate”
- “Partia Koalicioni Euroatlantik”
- Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj
- Koalicioni “Djathtas për Zhvillim
- “Partia MUNDËSIA
- “Partia Aleanca Demokracia e Re”