HomePolitikeKandidati i Koalicionit Euroatlantik për Tiranën, Gazment Koduzi: Rama, një “Pinoku i...

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Tiranën, Gazment Koduzi: Rama, një “Pinoku i politikës” që tallet me shqiptarët për 12 vite!

spot_img

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Tiranën, Gazment Koduzi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi procesin e integrimit europian.

Sipas Koduzit, Rama ka 12 vite që mashtron shqiptarët me premtime boshe për rrugëtimin në BE, ndërsa realiteti i vetëm është se ai ka bllokuar reformat dhe ka minuar shtetin ligjor.

“Sot secili nga qytetarët e di shumë mirë se Rama është vetëm një ‘Pinoku i politikës’ dhe ai nuk mund të jetë e ardhmja e politikës, por vetëm e shkuara e saj. Pasaporta për në BE janë standardet, drejtësia, SPAK dhe GJKKO, jo mashtrimet e tij,” – ka deklaruar Koduzi.

Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që më 11 maj të votojnë për politikanë që mbështesin drejtësinë e pavarur, dhe jo ata që duan ta kontrollojnë atë për interesa personale.

Statusi i Koduzit:

Njeriu i cili ka 12 vjet që gënjen shqiptarët për rrugëtimin në BE, doli sot edhe broçkulliti të njëjtat mashtrime. Kërkon votën e shqiptarëve kur ka 12 vite që tallet me votën e tyre dhe nuk mban asnjë premtim të dhënë. Sot secili nga qytetarët e di shumë mirë se Rama është vetëm një “Pinochio i politikës” dhe ai nuk mund të jetë e ardhmja e politikës por vetëm e shkuara e saj. Pasaporta për në BE janë standartet, është drejtësia, është SPAK dhe GJKKO, nuk janë mashtrinet e Ramës. Shqiptarët sot duhet të votojnë politikan të cilët e mbështesin dhe duan fuqëzimin e drejtësisë dhe jo politikan të cilët duan ta kenë në kontroll drejtësinë.
Shqipëria Meriton më Shumë
#ShqipëriaMeritonMëShum

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular