HomeKryesoreVIDEO/“Politika 34 vjeçare e ka shpopulluar vendin”, Naim Hasani: Kontakti që kam...

VIDEO/“Politika 34 vjeçare e ka shpopulluar vendin”, Naim Hasani: Kontakti që kam me shqiptarët në Britani më bëri të pranoj ftesën e Bashës për të qenë kandidat i Koalicionit Euroatlantikë

spot_img

Kandidat për deputet nga Koalicioni Euroatlantik në qarkun e Shkodrës, Naim Hasani, në një intervistë për A2 CNN, tha se kontakti i përditshëm që ka me shqiptarët që jetojnë në Britani e ka shtyrë ta pranojë kërkesën e Lulzim Bashës për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Hasani e cilësoi largimin masiv të shqiptarëve si një tragjedi sociale, duke theksuar se politika e ka dëmtuar rëndë vendin, duke sjellë shpopullim dhe plakje të popullsisë. Ai vuri në dukje se Shqipëria ka përjetuar një largim kaq masiv që nuk ka ndodhur as gjatë pushtimeve të kaluara dhe se kjo është pasojë e mungesës së orientimit dhe politikave të gabuara. Hasani kërkoi përfshirjen e diasporës dhe intelektualëve shqiptarë në proceset politike, duke nënvizuar rëndësinë e një politike që i përgjigjet pritshmërive të shqiptarëve dhe që e vë qytetarin në qendër të vëmendjes.

Pjesë nga intervista

Kontakti me shqiptarët ka qenë arsyeja që më ka motivuar mua të pranoj kërkesën e zotit Basha për t’u bërë pjesë e koalicionit dhe kndidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Është kontakti i përditshëm që kam unë në Britani me të rinjtë shqiptarë, me të rejat shqiptare, me të gjithë ata shqiptarë që janë larguar ndër vite, që largohen dhe sot, braktisin familjet e tyre. Kam qenë në Shkodër edhe dje, edhe sot dhe ti do të bësh fushatë, por shkon nëpër shtëpi, do të kesh kontakte mëpër fshtra të ndryshme, s’ke asnjë njeri. Është tragjedi, një dramë socila e jashtëzakonshme, është një gjë që unë e kam thënë dhe më përpara. Është motivim i jashtëzakonshëm që Shqipëria të mos shpopullohet, politika i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm vendit tonë, duke parë se një plakje, një shpopullim kaq i jashtëzakonshëm shkakton një plag të rëndë që është shumë e vështirë të rikuperohet për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Largimi masiv dhe plakja e Shqipërisë, mos mbetja e askujt në këto troje kujt i intereson kjo? Ka pushtues në shekuj që kanë ardhur në Shqipëri dhe nuk kanë arritur të bëjnë një largim kaq masiv siç ka ndodhur në Shqipëri në këto 34 vite. Kjo ka ndodhur pikërisht për mungesë të orientimit, për luftë personale, për poste personale, nga një politikë të ndryshme nga ajo që Shqiptarët presin. Në Britani politikani është llogaridhënësi kryesor, numëri një ndaj qytetarëve. Këtu qytetarët i përdorin për ditën e votimit, për muajin e fushatës dhe nuk duan t’ia dinë më për të. Unë mendoj që ka ardhur koha që duhet të ketë një përfshirje të diasporës, intelektualët e ndryshëm ngado që ndodhen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular