HomeRajoniTragjedia ku humbën jetën 59 të rinj! Maqedonia e Veriut 7 ditë...

Tragjedia ku humbën jetën 59 të rinj! Maqedonia e Veriut 7 ditë në zi, flamujt ulen në gjysmë shtizë!

spot_img

Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës në një klub nate.

Qeveria ka shpallur shtatë ditë zie. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.

Ministria e Brendshme, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik ka thënë se janë 20 të dyshuar, 15 prej të cilëve janë ndaluar nga policia. Në mesin e të vdekurve është edhe një zyrtar policor./Alsat.mk

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular