HomeKryesoreZjarri i mori jetën mbi 50 të rinjve në Maqedoninë e Veriut,...

Zjarri i mori jetën mbi 50 të rinjve në Maqedoninë e Veriut, presidenti Begaj: I tronditur, ngushëllime familjarëve!

spot_img

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar mbi ngjarjen tragjike të ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku për shkak të një zjarri në një diskotekë humbën jetën mbi 5 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Kreu i shtetit ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

“Ngushellimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Begaj në një postim në “X”.

Reagimi i Begajt

I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Ngushellimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular