HomeAktualitetCFO Pharma u qëllua me breshëri automatiku, zbardhet pista e hetimit! Pronari,...

CFO Pharma u qëllua me breshëri automatiku, zbardhet pista e hetimit! Pronari, Nadir Çausholli i përfshirë në fajde

spot_img

Detaje të reja dalin nga hetimet lidhur me sulmin me armë ndaj kompanisë farmaceutike CFO Pharma, ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës (17 Mars).

Pista ku po fokusohet grupi hetimor për sulmin ndaj CFO Pharma është aktiviteti i biznesmenit Nadir Çausholli, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në marrjen dhe dhënien e parave me fajde rreth viteve 2019-2022.

Gjithashtu një pistë tjetër ku po hetohet është edhe ajo e konkurrencës. Por, vetë biznesmeni Nadir Çausholli nuk ka dhënë asnjë detaj që mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve apo porositësve.

Hetuesit dyshojnë se autorët e sulmit janë paguar nga persona të tretë për të kryer sulmin me armë që ndodhi rreth orës 02:00.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ende nuk është zbuluar ndonjë provë e rëndësishme që mund të çojë në identifikimin e autorëve. Pamjet e makinës së tyre nuk janë qarta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular