HomePolitikeEMRI/Një juriste dhe avokate tironse, në listën e Koalicionit Euroatlantik

EMRI/Një juriste dhe avokate tironse, në listën e Koalicionit Euroatlantik

spot_img

Një prej kandidatëve të Koalicionit Euroatlantik qarkut Tiranë është edhe Irsida Shehi, goc Tirone, lindur dhe rritur në Myslym Shyr, zemra e qytetit. Ka mbaruar studimet në Universitetin Europian të Tiranës, Bachelor për juridik dhe Master Shkencor për të drejtë publike dhe ndërkombëtare. Gjithashtu është avokate e licensuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe ka punuar dhe vazhdoj të punoj juriste.
“Gjithmonë them që jam rritur bashkë me Partinë Demokratike pasi kam qenë në çdo organizim madhor ose jo, duke shoqëruar fillimisht prindërit e më pas në rol aktiv vetë në FRPD. Që nga viti 2018 e deri tani antare e Këshillit Kombëtar dhe kandidate për Këshill Bashkiak në 2023.
E vlerësuar nga antarësia dhe Kryetari Lulzim Basha për sakrificat familjare dhe vetjake të bëra në vite, sot vi para jush si kandidate per deputete në Qarkun Tiranë për Koalicionin Euroatlantik. Krenare që më është dhënë privilegji të përfaqësoj një koalicion vlerash, dhe qëndrueshmërie. E vetmja forcë politike me një program real dhe lehtësisht të aksesueshëm ku vendoset qytetari i pari dhe i gjendet zgjidhje çdo vështirësie dhe problematike që po hasim çdo ditë. Pas 12 vjetësh nuk mund të qendrojmë më në të njëjtin vend, ka ardhur koha të shohim ditë më të bukura e më me shpresë. Të gjithë ne meritojmë më shumë! Shqipëria meriton më shumë” – thote Irsida Shehi!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular