HomeOP EDFatos Brahja: Tre arsye pse pranova ftesën e Lulzim Bashës si kandidat...

Fatos Brahja: Tre arsye pse pranova ftesën e Lulzim Bashës si kandidat për deputet

spot_img

Nga Fatos Brahja/Kandidat i Koalicionit Euroatlantik Tiranë
I nderuar z.Basha, të nderuar demokratë, anëtarë të Koalicionit Euroatlantik të pranishëm në këtë takim. Një përshëndetje kam dhe për ata që me zemër janë me ne dhe në pamundësi nuk mundën të jenë fizikisht këtu në këtë prezantim të kandidatëve për deputet. Është kënaqësi e madhe për mua sonte të jem mes kaq shumë idealistësh, njerëz të lirë, që e duan familjen e duan Shqipërinë e duan Kombin!
Dua të nis fjalën time me një falënderim për çdo anëtarë të familjes sonë politike që unë kam bashkërrugëtuar që në Partinë Demokratike prej themelimit dhe deri më sot duke garuar nën logon e Koalicionit Euroatlantik pas grabitjes që i bënë vulës në bashkëpunim trekëndëshi i Bermudës siç e ka quajtur me të drejtë z.Basha.
Dua të falenderoj edhe familjen time, të cilën e kam patur mbështetje në çdo hap timin duke më dhënë kurajo në të gjithë betejat politike.
Të nderuar pjesëmarrës në këtë sallë. Në këtë fjalim timin të shkurtër dua të prek vetëm tri prej arsyeve që pranova ftesën e Lulzim Bashës si kandidat për deputet, pas propozimit të strukturave dhe jam më i vendosur së kurrë në këtë betejë elektorale duke mos e parë ngushtë vetëm për veten time:

  1. Unë mendoj që ka ardhur koha që politikanët e Ramiz Alisë të dalin në pension. Është ky momenti që vetëm ne do të iu mundësojmë atyre pensionin politik pas pazarit të ndyrë që bënë me Kodin Zgjedhor për të të ruajtur karriget e tyre përmes një garë të pabarabartë.
    Miqtë e mi, ata na kanë frikë nga vota e lirë, kanë frikë nga vullneti qytetar, ndaj i mbyllën listat. Ky ishte një turp për PD që drejtohet nga ish-komunistët.
    Për të mbyllur në lista disa karrigethyer të qeverisjes së PD, Sali Berisha urdhëroi deputetët të votojnë Kodin që strehon në lista subjektet e SPAK.
  2. Si ish i persekutuar do të kërkoj me forcë nëse do të zgjidhem apo jo, dekomunistizimin e plotë dhe jo me leksione e llafe boshe, por me vepra konkrete. Nuk mjaftojnë seminaret, por krimet e komunizmit duhen dënuar dhe ata që janë përfshirë në to, nëse janë gjallë duhen demaskuar dhe pse jo dhe dënuar nëse do të rezultoj se janë përfshirë në akte persekucioni dhe masakrimi ndaj të dënuarve politikë.
  3. Si ish pronar do të kërkoj që përsa mund dhe është lënë hapësirë nga batërtia që është bërë me pronat, pronarëve të iu kthehet toka e marr me forcë nga komunizmi, por dhe me ligjin famëkeq 7501 ose i njohur si ligji Ramiz Alia-Sali Berisha.
    Pronarët, pasardhësit e tyre janë pjesë e shëndoshë e shoqërisë, janë elitë, janë familje të mëdha dhe meritojnë një qeverisje që t’i shoh drejt në sy, t’i dëgjojë dhe të iu zgjidh kalvarin e hallave me të cilat janë përballur këto 34 vite. Kur ka vullnet nuk ka problematikë që nuk gjen zgjidhje.
    Gjatë këtyre 34 viteve pronat e ish pronarëve janë falsifikuar nga pushteti i bijave të etërve si në PD dhe PS, iu janë rrëmbyer dhe me forcë madje ose janë kërcënuar të iu japin në jo pak raste.
    Angazhimi im është të jem zë i fuqishëm në mbrojtje të tyre në Parlament ose jo.
    Faleminderit dhe suksese të gjithëve. Tirana meriton më shumë, Shqipëria Meriton më shumë. Fitore!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular