Deputeti dhe drejtuesi politik i PD Bujar Leskaj ka uruar Fortlumturine e tij, Imzot Joan Pelushi per zgjedhjen ne krye te kishes Ortodokse
“Fortlumturia e tij, Imzot Joan Pelushi, është kryepeshkopi i ri dhe Kryepeshkopi i parë shqiptar i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare pas vitit 1990.
I shpreh urimet më të ngrohta Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushit për zgjedhjen nga Sinodi i Shenjtë në detyrën e lartë të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.Nën drejtimin e tij, shpreh bindjen se paqja dhe harmonia shpirtërore që sjell besimi, do të vazhdojnë të jenë streha e gjithë besimtarëve dhe të kontribuojë për zhvillimin e mëtejshëm dhe konsolidimin e tolerancës, dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar në Shqipëri” – shkruan Bujar Leskaj.
“Kryepeshkopi i parë shqiptar i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare pas vitit 1990”, Bujar Leskaj uron Imzot Joan Pelushin: Urimet më të ngrohta Fortlumturi
RELATED ARTICLES