HomeKryesorePas 26 vitesh, gjenden në një varr masiv 11 të zhdukur gjatë...

Pas 26 vitesh, gjenden në një varr masiv 11 të zhdukur gjatë luftës në Kosovë! Kurti: Forcat e Serbisë i kishin rrëmbyer dhe groposur!

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga një varr masiv në Bishtazhin, ku janë gjetur pas 26 vitesh trupat e 11 qytetarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se pas masakrës në Kralan, forcat shtetërore të Serbisë, i kishin rrëmbyer dhe groposur në varreza masive, në përpjekje që t’i zhdukin, bashkë me dëshmitë e krimeve.

“Aty u mbajtën nën tortura të vazhdueshme, pa ujë dhe ushqim për dy ditë. Më 4 prill, nga ta u ndaluan 86 burra dhe djem, ndër të cilët 11 ishin të mitur. Që nga ajo ditë, askush nga ta më nuk është parë i gjallë. Disa prej tyre ishin gjetur në afërsi të liqenit Peruqac në Bajina Bashta të Serbisë. Pas zhvarrosjes nga Bishtazhini, Serbia i rrëmbeu kufomat”, ka shkruar ai, ndërsa ka ndarë dhe emrat e atyre që janë indentifikuar.

Pas 26 viteve, në varrezën masive në Bishtazhin, janë gjetur dhe identifikuar:

  • Adem Gashi
  • Sahit Gashi
  • Bekim Hasani
  • Sheremet Ismajli
  • Mentor Myrtaj
  • Osman Fejza
  • Shkelzen Hajdaraj
  • Bekim Gashi
  • Sabedin Kryeziu
  • Mentor Kryeziu
  • Vehbi Halilaj

“Plagët e hapura të zhdukjeve me dhunë janë e vërteta e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë”, shkruan Kurti.

Postimi i Albin Kurtit

Pas 26 pranverash në pritje e ankth të familjeve, 11 të zhdukur gjatë luftës janë gjetur dhe identifikuar në varrezën masive në Bishtazhin. Pas masakrës në Kralan, forcat shtetërore të Serbisë, i kishin rrëmbyer dhe groposur në varreza masive, në përpjekje që t’i zhdukin, bashkë me dëshmitë e krimeve.

Më 2 prill 1999, ata, bashkë me qindra burra dhe djem shqiptarë, u grumbulluan me dhunë nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, në një fushë në Kralan, rrethuar me tanke.

Aty u mbajtën nën tortura të vazhdueshme, pa ujë dhe ushqim për dy ditë. Më 4 prill, nga ta u ndaluan 86 burra dhe djem, ndër të cilët 11 ishin të mitur. Që nga ajo ditë, askush nga ta më nuk është parë i gjallë. Disa prej tyre ishin gjetur në afërsi të liqenit Peruqac në Bajina Bashta të Serbisë. Pas zhvarrosjes nga Bishtazhini, Serbia i rrëmbeu kufomat.

Pas 26 viteve, në varrezën masive në Bishtazhin, janë gjetur dhe identifikuar:

Adem Gashi

Sahit Gashi

Bekim Hasani

Sheremet Ismajli

Mentor Myrtaj

Osman Fejza

Shkelzen Hajdaraj

Bekim Gashi

Sabedin Kryeziu

Mentor Kryeziu

Vehbi Halilaj

Plagët e hapura të zhdukjeve me dhunë janë e vërteta e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Në këto ditë të rënda nuk është e lehtë të gjenden fjalë ngushëllimi që mund të plotësojnë zbrazëtinë që ka lënë mungesa e tyre. Është e vështirë të gjejmë fjalë mjaftueshëm të fuqishme për të përshkruar forcën dhe durimin e palëkundshëm të familjarëve përgjatë këtyre viteve.

Në këto ditë, e çdo ditë tjetër, të përbashkët e kemi dhembjen dhe nderimin për martirët e dëshmorët e kombit në Kosovë. Qëndrojmë bashkë për të mos lejuar harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë.

Jemi të përbashkuar në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë.

Jemi pranë familjeve, me gjithë përkrahjen e mundshme, në këtë rrugëtim të vështirë të dhembjes dhe kujtesës.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të dashurit tonë që sakrifikuan jetën për lirinë që ne e gëzojmë.

Lavdi!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular