Erion Veliaj ka shkarkuar nga detyra kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristanin. Bëhet me dije se në dokumentin e firmosur nga kryebashkiaku Veliaj, detyra e kryetares së komanduar i delegohet nënkryetares së bashkisë, Sara Goxhaj.
Dokumenti mban datën 18 mars, ndërsa Goxhaj ka nisur detyrën ditën e djeshme, 19 mars.
“URDHËROJ: Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shkruhet në dokument.
Vendimi u mor në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak, pasditen e 11 shkurtit.
