HomeKronikeFOTOT/4 të rinjtë digjen brenda Benz-it, dalin pamjet nga aksidenti tragjik në...

FOTOT/4 të rinjtë digjen brenda Benz-it, dalin pamjet nga aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Vorë, makina ku udhëtonin viktimat e shkrumbuar nga flakët

spot_img

Këto janë pamjet nga aksidenti tragjik me 4 viktima që ndodhi pak pas mesnatës (20 Mars) në aksin Fushë Krujë-Vorë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

aksident tragjik fushe kruje vlore 4 viktima
aksident tragjik fushe kruje vlore 4 viktima
aksident tragjik fushe kruje vlore 4 viktima
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular