Nga Gazment Koduzi
Veliaj i hap zyrtarisht luftë Edi Ramës, duke i zhvlersuar në opinionin publik urdhërat e tij. Shtrëngimi i prangave në duart e Erion Veliaj jo vetëm ka hequr fasadën por tashmë ka sjellë një reagim zinxhir i cili do të shkoj deri tek Edi Rama. Llumi ka një veti dhe vetëm tërheq poshtë, e kjo është ajo se çfarë po ndodh në PS për shkak të korrupsionin madhor që ne si Demokratët Euroatlantik e kemi denocuar me dokumenta dhe prova.
Sot shqiptarët po shikojnë se pikturat me ngjyra të Ramës janë të kalbura nga brenda sepse korrupsioni ka qënë kryefjala e 12 viteve qeveri. Shqipëria sot meriton funksionar politik të cilët kanë kredibilitet në opinionin publik por janë edhe njërëz me reputacion në fushat profesionale. Ngjyrat e pikturave të Edi Ramës po skadojnë, e bashkë me to dhe Rama me shokët!
Shqipëria Meriton më Shumë!
