HomePolitikeRama ironizon sërish Bashën me këngën e Unikatilit: Edhe në fletën e...

Rama ironizon sërish Bashën me këngën e Unikatilit: Edhe në fletën e votimit të ka rënë 4

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, kreun e Koalicionit Euroatlantik, teksa i thotë se edhe në fletën e votimit i ka rënë numri 4, një ironi në lidhje me gafën e famshme të tij në matematikë.

“E vërtetë nuk kam timon unë, s’e pata fatin tat. Ti timonin timon, muzika muzikë, xhiroja xhiro, aritmetika aritmetikë, gjumi nuk diskutohet gjumë top. Unë shih e shkruaj. Por shyqyr më prezantove Unikatilin. Këtu ia fute kot, ja fute içik kot po s’ka gjë se ta do puna. O lul, po Hysenin e ke dëgjuar. Teksti i rëndë por ka një pasazh të bukur. Dëgjoje. Ta ndërpreva se i bie që të dëgjosh gjëra të rënda, nuk janë për ty vëlla.”, thotë Rama.

Kreu i qeverisë më tej shton se duhet të tregojë se çfarë ofron ndryshe koalicioni Euroatlantik nga ajo që e quan si ‘aleanca e kënetës madhështore’.

“Ej po akoma nuk tu bë bajat kjo gjuha e bufit. Vjedhje, vjedhje, droga, droga, banda. Po ndërroje pllakën e gramafonit o artist. S’je më roje e Shqupit, vetëm çelësi i makinës të ka ngelur tani. Na jep vizionin Euroatlantik, na thuaj se ku ndryshon koalicioni Euroatlantik nga aleanca e kënetës madhështore se s’po e marr vesh. Çfarë do të bësh ndryshe nga këneta. Eh mor Lul, mor Lul. Edhe në fletë votimi të kishte rënë 4. Nejse, kape pak unikun kape“, thotë Rama duke e përshëndet me këngën e Unikatil.

Ironisë për paketat e cigareve, Rama i përgjigjet kështu:

“E kam lënë cigaren se të ka ngelur ora ku ndjenjëm bashkë deri pas mesnate që u thanë dy paketa si mi pive ti gjysmat a më shumë se kishe emocione. Mire cigaret por edhe gjysmën e qeverisë ta thashë po aha.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular