Nga Martin Kiri
Në zgjedhjet e 11 majit, Koalicioni Euroatlantik është kujdesur të paraqesë një ekip kandidatësh me integritet dhe përkushtim për të ardhmen e Shqipërisë. Një nga emrat që spikat në këtë garë është avokati Naim Hasani, një figurë e njohur për profesionalizmin dhe angazhimin e tij në çështjet e drejtësisë. Kandidatura e tij nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një mundësi për të sjellë në parlament një zë të fortë për ligjin, transparencën dhe integrimin euroatlantik.
Avokat Hasani po tenton që nga diaspora të sjellë ekspertizën dhe vizionin e tij në Shqipëri përmes Koalicionit Euroatlantik. Ky është një hap i rëndësishëm jo vetëm për të, por edhe për komunitetin e diasporës, i cili prej vitesh ka kërkuar një përfaqësim më të fortë dhe më të prekshëm në jetën politike të vendit.
Diaspora shqiptare ka qenë gjithmonë një forcë e madhe ekonomike dhe sociale për Shqipërinë. Remitancat e saj kanë ndihmuar familjet dhe ekonominë vendase, ndërsa shumë profesionistë të suksesshëm jashtë vendit kanë ofruar ekspertizën dhe mbështetjen e tyre në forma të ndryshme. Megjithatë, përfshirja e drejtpërdrejtë në politikë ka qenë një sfidë e madhe për diasporën për shkak të pengesave ligjore dhe mungesës së hapësirave të duhura, kjo e gjitha si pasojë e mungesës së vullnetit politik që pas rënies së komunizmit dhe deri në këto zgjedhje ku për herë të parë shqiptarëve të diasporës u është mundësuar të votojnë edhe nga jashtë Shqiperisë – nga vendet ku jetojnë e punojnë.
Fakti që një avokat me karrierë ndërkombëtare ka zgjedhur të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 11 majit përfaqëson një mundësi për të ndryshuar këtë realitet. Ai sjell me vete jo vetëm njohuri të thella juridike dhe një përvojë të pasur në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, por edhe një qasje të re për të forcuar shtetin ligjor dhe për të afruar Shqipërinë më pranë standardeve euroatlantike.
Një vizion për ndryshim
Pjesëmarrja e tij në Koalicionin Euroatlantik nuk është rastësore. Av Hasani ka pasur dhe role te tjera ne politikë ku ka drejtuar degën e Partisë Demokratike në Britani të Madhe prej shumë vitsh, kohë kur Kryetar i kësaj partie ishte Lulzim Basha tashme Kryetar i Koaliciont Euroatlantik. Ky koalicion synon të forcojë lidhjet e Shqipërisë me partnerët perëndimorë, të luftojë korrupsionin dhe të promovojë politika që e çojnë vendin drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të ndershme. Një avokat nga diaspora, me një bagazh të pasur profesional dhe një perspektivë globale, mund të luajë një rol kyç në këtë mision.
Angazhimi i tij politik fokusohet në:
• Forcimin e shtetit ligjor, duke sjellë praktika të suksesshme nga Britania e Madhe, vndi ku ka ushtruar profesionin.
• Përfaqësimin më të mirë të diasporës, duke krijuar ura më të forta mes shqiptarëve jashtë vendit dhe institucioneve shtetërore.
• Zhvillimin ekonomik dhe investimet, duke nxitur politika që e bëjnë Shqipërinë një destinacion më tërheqës për investitorët e huaj dhe për vetë shqiptarët që duan të kontribuojnë në vendin e tyre.
Kush është Naim Hasani?
Av Hasani është një figurë e njohur jo vetëm në Britani te Madhe ku jeton dhe ushtron profesionin e tij por edhe në të gjithë diasporën dhe në Shqipëri.
Lindur në Grudë të Malësisë së Madhe, ai vjen nga një familje e thjeshtë dhe punëtore.
Formimin e parë deri në shkollën e mesme e ka marrë ne vendlindjen e tij, Gruemirë.
Në vitin 1992 largohet nga Shkodra dhe fillon studimet e larta në Universitetin Fan Noli në Korçë.
Gjatë studimeve, përveç rezultateve shumë të mira akademike, shquhet edhe për punën e tij në mbrojtje të të drejtave të studentëve duke qenë kryetar i Unionit Studentor derisa mbaron studimet dhe diplomohet për Ekonomi-Turizëm në verën e vitit 1996.
Menjëherë pas diplomimit zhvendoset në Tiranë ku punon për pak muaj në Hotel Rogner, derisa detyrohet të largohet nga Shqipëria pas rënies së rendit kushtetues dhe kaosit që mbizotëroi në fillim të vitit të mbrapshtë 1997 kur zhvendoset në Londër nga ku zhvilloi një karrierë ekselente në fushën e drejtësisë.
Në shtator të vitit 1998, ai fillon studimet për drejtësi në Fakultetin Juridik, Universiteti i Westmister në Londër ku diplomohet për Drejtësi si Mjeshtër i Ligjeve në qershor 2003. Menjëherë pas diplomimit, Hasani ndjek kursin e praktikës Ligjore po në Universitetin e Westminster duke u profilizuar në të drejtën publike dhe kushtetuese, të drejtat e njeriut, azilit dhe emigracionit ne vitin 2005. Gjatë këtyre viteve ai punoi pa ndërprerje si punonjës i shërbimeve sociale ne qeverisjen lokale në Hillingdon në Londren Perëndimore.
Në tetor të vitit 2005 fillon praktikën ligjore pranë studios ligjore JR Jones Solicitors ne Londër.
Ne vitin 2007 ai pranohet nga Ministria Britanike e Drejtësisë si avokat i Gjykatës Supreme të Anglisë dhe Uellsit.
Në gusht të vitit 2012, edhe pse i ri në karrierë, z. Hasani merr liçencën nga Ministria Britanike e Drejtësisë për hapjen e studios së tij të parë ligjore Oliver & Hasani Solicitors, të cilën e drejton me shumë sukses edhe sot me një staf të kualifikuar dhe i vlerësuar nga auditimet e vazhdueshme nga Ministria Britanike e Drejtësisë për shërbimet ligjore.
Av Hasani ka përfaqësuar me mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare në lidhje me çështjet e azilit, emigracionit dhe shtetësisë Britanike duke u bërë shumë i njohur në gjithë boten shqipfolëse për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në fushën e drejtësisë, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të bashkëkombësve tanë në Britani që nga lufta e Kosovës e deri tani.
Naim Hasani është bërë shumë i njohur në Britani duke u përballur në gjykatat Britanike me Ministrinë e Brendshme në shumë çështje ligjore, por ndër më kulminantet njihet fitorja e tij në Gjykatën Supreme Britanike ne vitin 2017, kur u bë i mundur fillimi i menjëhershëm i procedurave për rikthimin e shtetësisë Britanike te atyre shqiptarve që u ishte rivokuar për shkak se e kishin fituar me mashtrim si rezutat i një “aksidenti” historik nga shumë shqiptarë të Shqipërisë që ishin deklaruar si refugjatë që largoheshin nga lufta në Kosovë.
Pasojat e atij vendimi shënuan një precedent ligjor duke hedhur poshtë vendimet e gjykatave më të ulta dhe duke i dhënë përfundimisht zgjidhje mundësisë së kthimit në identitetin e vërtet.
Për këtë angazhim z.Hasani është nominuar nga Ministria e Drejtësisë si Avokati më i mirë në mbrojtje të të drejtave të njeriut në Britani për vitin 2018.
Hasani është po ashtu drejt finalizimit të viteve të nevojshme të eksperiencës ligjore në fushën e drejtësisë, kusht vendimtar për t’u bërë gjykatës, gjë që do ta bënte atë gjykatësin e parë shqiptar në historinë e Britanisë se Madhe.
Perveç profesionit të tij, ai është po ashtu një figurë mediatike duke marrë pjesë vazhdimisht me këshilla dhe opinione në lidhje me çështje te ndryshme që shqetësojnë komunitetin shqiptar në Britani, por sidomos në fushën e azilit dhe emigracionit, duke filluar që nga televizioni i diasporës në Londër ALB UK TV sidhe të gjitha mediat e shkruara dhe vizive në Shqipëri por dhe ne rrjetet e ndryshme televizive në Britani.
Avokati është marrë edhe me politikë. Ai ka mbështetur ndër vite Partinë Demokratike të Shqipërise dhe nga viti 2017 deri në vitin 2024 ka drejtuar degën e kësaj patie në Mbretërinë e Bashkuar.
Aktualisht është drejtues i degës së Koalicionit Euroatlantik ne Britani të Madhe dhe nga 12 marsi 2025 është kandidat për deputet për qarkun Shkodër në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025 nën siglën e Koalicionit Euroatlantik.
Një shembull për diasporën dhe të rinjtë
Ky kandidim përveçse një ambicie personale është edhe një mesazh i qartë për gjithë diasporën dhe për të rinjtë që kërkojnë ndryshime. Shqipëria ka nevojë për figura të reja, me ide të freskëta dhe me guximin për të sfiduar status quo-në. Nëse një profesionist i suksesshëm, i formuar jashtë, mund të kthehet dhe të përfshihet në politikë, kjo mund të frymëzojë edhe të tjerët që kanë ekspertizë dhe dëshirë për të kontribuar.
Naim Hasani është një kandidat që përfaqëson një model të ri politikani. Një profesionist i përkushtuar ndaj ligjit dhe të drejtave të qytetarëve. Në një kohë kur Shqipëria ka nevojë për përfaqësues të ndershëm dhe vizionarë, kandidatura e tij në zgjedhjet e 11 majit është një mundësi për të çuar përpara reformat dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë për të gjithë.
11 Maji – Një zgjedhje për të ardhmen
Në këto zgjedhje, shqiptarët nuk po zgjedhin thjesht mes partive politike, por mes dy vizioneve: një Shqipëri që mbetet e zhytur në problemet e së shkuarës apo një Shqipëri që ecën përpara me një politikë të pastër dhe me njerëz të aftë. Përfshirja e këtij avokati nga diaspora në listat e Koalicionit Euroatlantik është një mundësi për të sjellë në parlament një zë të ri, të fortë dhe të përkushtuar për të mirën e vendit.
Në fund të fundit, pyetja që duhet të bëjmë është: A duam një Shqipëri që përfiton nga më të mirët që ka, brenda dhe jashtë vendit? Nëse përgjigja është po, atëherë 11 maji është një shans për t’u dhene mundesine kandidateve te diaspores dhe vizionit te ri per Shqiperine. Marr nga albuk.tv