HomeBotaDonald Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për shpërbërjen e Departamentit të Arsimit

Donald Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për shpërbërjen e Departamentit të Arsimit

spot_img

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të enjten urdhrin ekzekutiv, nga i cili fillon procesi i shpërbërjes së Departamentit të Arsimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përmbushur një nga premtimet e tij gjatë fushatës elektorale, raporton CNN.

Gjatë nënshkrimit të urdhrit, presidenti amerikan ishte i rrethuar me fëmijë të vegjël të ulur afër tavolinës së tij në Shtëpinë e Bardhë. Këta fëmijë, të cilët përfaqësonin brezin e ardhshëm të nxënësve, morën pjesë në një moment të inskenuar ku ata gjithashtu nënshkruan letra në një dosje, duke imituar veprimin e presidentit

“Ne po i japim fuqinë prindërve dhe shkollave lokale për të vendosur mbi edukimin e fëmijëve tanë”, ka thënë Trump pas nënshkrimit të urdhrit.

“Departamenti i Arsimit ka qenë prej kohësh një institucion shpërfillës dhe i paaftë për t’i adresuar nevojat reale të nxënësve”, ka shtuar ai.

Presidenti amerikan e pati quajtur Departamentin e Arsimit si të ndotur nga ideologjia liberale. Shtëpia e Bardhë ka thënë se Departamenti nuk do të mbyllet plotësisht për momentin. Ai do t’i ruajë disa funksione kritike, sikurse menaxhimi i huave federale për studentët dhe granteve të ndryshme.

Por shpërbërja përfundimtare e Departamentit mund të realizohet vetëm me miratim të Kongresit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular