HomePolitikeNuk u përfshi në listat për deputete, jep dorëheqjen kryetarja e LDG...

Nuk u përfshi në listat për deputete, jep dorëheqjen kryetarja e LDG në Kurbin

spot_img

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas në Kurbin, Lindita Toma ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet që ka mbajtur në Partinë Demokratike dhe në strukturën e gruas.

Lajmin e ka bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë arsyet e këtij vendimi.

“Çdo fillim ka një fund,” shkruan Toma në hyrje të deklaratës së saj, duke sqaruar se vendimi vjen pas një periudhe reflektimi, duke nënkuptuar zhgënjimin e saj për mospërfshirjen në listat e kandidatëve të PD-së.

“Kam vendosur të dorëhiqem nga çdo pozicion që kam mbajtur deri tani në Partinë Demokratike dhe në Lidhjen Demokratike të Gruas Kurbin,” shkruan Toma, duke falënderuar bashkëpunëtorët dhe strukturat me të cilat ka punuar ndër vite.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular