HomePolitikePër “Zhvillimin” e shkatërrimit 12-vjeçar. Kukësi i lënë pas dore, i varfëruar...

Për “Zhvillimin” e shkatërrimit 12-vjeçar. Kukësi i lënë pas dore, i varfëruar dhe i dhunuar nga politika e Rilindjes!

spot_img

Fjala e deputetit Flamur Hoxha në Parlament për “zhvillimin” 12-vjeçar që shkatërroi Shqipërinë.
Qarku i Kukësit është lënë pas dore, i varfëruar dhe i dhunuar nga politika e Rilindjes!

PËR “ZHVILLIMIN” E SHKATËRRIMIT 12-VJEÇAR TË SHQIPËRISË

dashur qytetarë, kolegë deputetë, Në fakt, sot ne po flasim për zhvillimin. Për zhvillimin në këto 12 vite, që së fundmi e ka të nevojshme që të ketë edhe një bankë për të zhvilluar Shqipërinë. Po flasim për zhvillimin 12-vjeçar të shkatërrimit të Shqipërisë, të kanabizimit të çdo qarku në republikën e Shqipërisë. Të zhvillimit të korrupsionit të qeverisë, e pse jo, të kriminalitetit që zuri bazën në këtë sallë të parlamentit për zhvillimin e parave të pista dhe të korrupsionit, të infiltrimit të këtyre parave në ekonominë shqiptare, që më pas shkatërruan çdo sipërmarrje të lirë e të ndershme. Shkatërruan çdo ndërmarrje prodhuese, eksportuese, çdo sipërmarrje në bujqësi, në blegtori, me modus operandi të vjedhësh dhe të fusësh në ekonomi para, të cilat në dymbëdhjetë vite më së miri keni ditur t’i shpërndani në mënyrë kapilare. Tek ata, me të cilët erdhët në pushtet dhe doni të mbani pushtetin në 11 maj, të zhvillimit të emigrimit. Të emigracionit shqiptar, që ne në disa javë, përfshirë edhe ju, shkuam dhe i takuam. I ofruam alternativa, i thamë të ktheheni. Pa i thënë se për ç’arsye ata u larguan nga Shqipëria, duke mos pasur asnjë mundësi, asnjë shans, qoftë për të rinjtë, qoftë edhe për atë të moshës së tretë. Që nuk kanë mundësi të jetojnë në Shqipëri për të pasur një shërbim shëndetësor, për të pasur një pension dinjitoz.

Cilat janë politikat e zhvillimit?

Politikat e zhvillimit që kanë qenë edhe pjesë e propozimeve të parlamentit. Dhe në prezencën dhe shkëlqimin në mungesë të qeverisjes në çdo seancë parlamentare. Janë politikat e diskriminimit krahinor. Politikat e korrupsionit të qeverisë dhe më pas të patronazhimit me bankomat. Në fakt, ky zhvillim sot dhe në javët në vijim ka nevojë për një ballafaqim. Ballafaqim që secili prej jush si forcë politike do ta ketë. Në çdo fshat, në çdo derë të shqiptarëve, për fushatën zgjedhore që kemi nisur. Ballafaqim që unë në fakt do kisha dëshirë ta bëja ballë për ballë me ju. Më vjen keq që nuk ndodhet këtu sot as ish-drejtuesi i qarkut të Kukësit, as drejtuesi aktual. I ftoj publikisht.Të gjithë kandidatët e qarkut të Kukësit, le të bëjmë një ballafaqim mes shqiptarëve në Kukës, Has, Tropojë. Dhe të themi realitetin se cili është zhvillimi i atij qarku të vjedhur. Ditën dhe natën. Të ballafaqojmë pak angazhimet tona, të cilat ne si krah i opozitës i paskemi mashtruar. Me amendamente dhe me projektligjet që flenë në sirtarë dhe nuk u morën asnjëherë në konsideratë nga votat dhe kartonet tuaja. Të ballafaqohemi për ujin e pijshëm. Që ish-drejtuesi i qarkut e tha në këtë foltore të parlamentit, të ballafaqohemi për varfërinë. Dhe mbi 5 mijë familje që gjeta në 2021 dhe akoma sot janë dhe jetojnë me ndihmë ekonomike. Të ballafaqohemi, pse jo? Tha dhe kolegu më parë për titujt e pronësisë, që ka gjetur sebepet që nuk bijnë dakord. Ata të cilët me shekuj i dinë trojet, kufijtë dhe tokat e tyre, dymbëdhjetë vite për të dhënë një letër, një çertifikatë pronësie. Që gjithsecili ta gëzojë, të ketë mundësi ta ketë si kolateral për të zhvilluar iniciativën e tij, po pse jo, dhe të dijë se kujt ia lë trashëgim.

Të flasim për zhvillimin e fshatrave turistikë. Le të flasim, do të flasim atje në terren. 100 fshatra turistikë. Të flasim për Cahanin, për Shtiqnin, që asnjë shtëpi nuk ndez dritën dhe zjarrin në vatër. Për çfarë të flasim tjetër, për rininë? Qarku që nuk ka më të rinj, të cilët ndodhen në shtetet e Bashkimit Europian. Ndodhen në Angli, ndodhen në Amerikë. Para tre ditësh një rast do t’ju demonstroj, te një prindi këtu, i cili për të ndërtuar një servis 40 m2 ngjitur me shtëpinë, është penalizuar me 25 milionë lekë të vjetra, 25 mijë euro gjobë. Ky është shteti, këto janë ligjet tona që i bëjmë ne këtu, dhe pastaj është detyruar ta çojë fëmijën në emigrim.

Të flasim për infrastrukturën. Duhet t’i bëjmë vleresim dhe ta falënderojmë qeverinë e Kosovës që ndërton rrugët ndërkufitare. Qeveria e Kosovës ka buxhet sa një e treta e jona. Do t’i ftoj drejtuesit e qarkut të bëjmë bashkë një udhëtim, të shkojmë në Oreshkë, apo t’u dalim përballë banorëve që protestojnë për rrugën e premtuar këtu. Para dy vitesh, Mamëz-Surroj. Pse nuk dalin t’u përgjigjen shqiptarëve? Apo do të presin, siç është edhe modeli i qeverisjes së kryeministrit tuaj, që t’u drejtohet familjeve që fëmijët t’i bëni një nga një, po janë dymbëdhjetë vite. Akoma do flasim në qark, do bëjmë fushatë. Do ballafaqohemi ne me probleme jetike të jetës, ujë, drita, energji. Shyqyr Zoti na ka dhënë mundësinë me motin që nuk ka qenë aq i ashpër. Që të bllokoheshin fshatra me muaj dhe pastaj të flisnin për ushqime, energji, rrugë apo shkolla e spitale. I keni pasë mundësitë, kolegë deputetë. Po keni qenë noterë të qeverisë, ku me kartonin tuaj keni votuar projektligjet, të cilat nuk duhet të votoheshin. Ndër të tjera, një projektligj që habitem si u votua nga ju. Kredi nga BERZH 75.5 milionë euro: Për mjedis të pastër me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu, bashkitë përfituese, bashkitë Vlorë, jugu, Gjirokastër. 13 milionë euro, vetëm kosto trajnimi e konsultimi. Kjo është hajnia, kjo është hajnia. I nderuar drejtues politik, kjo është hajnia e qeverisjes dhe braktisjes dhe diskriminimit të Kukësit, për të cilin nuk mjafton të shkosh në Kukës dhe t’i tregosh bukuritë natyrore të Kukësit, apo t’u tregosh që bora ka ngjyrë të bardhë?

Kemi një ballafaqim të nderuar, deputetë. Të nderuar banorë, i kam hyrë politikës për të bërë më të mirën. I përkas një force politike që ka mbështetur gjithmonë shqiptarët. Ju ftoj, jepini atë që e meriton çdo qeverie, e cila nuk ka mbajtur premtimet. Nuk ka qenë qeveria juaj, nuk ka qenë qeveria për të cilën do të votoni. Ju ftoj zoti drejtues politik, bashkarisht le të shohim se çfarë ka sot nevojë Kukësi dhe çfarë i keni bërë duke ndërruar radhën çdo dy vite me deputetë. Edhe me njerëz të cilët as nuk e njohin Kukësin, as nuk e njohin zhvillimin, por e kanë shkatërruar. Dhe i kanë dhënë të vetmen mundësi, të vetmen alternativë, atë të largimit. Atë të diskreditimit, atë të dhunimit. Çdo shqiptar shkonte në Kukës apo në Kosovë me zero kosto. Sot duhet të paguajë 18 mijë lekë, 18.400 lekë me dy trarë. Për të parë Kukësin, për të parë Kosovën.

Faleminderit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular