HomeKryesoreYuri Kim merr një tjetër post në DASH, ish-ambasadorja e SHBA në...

Yuri Kim merr një tjetër post në DASH, ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë emërohet Këshilltare e Lartë për Çështjet Evropiane

spot_img

Prej datës 1 mars, ish ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim mban postin e Këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatik.

Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më parë, diplomatja amerikane mbante detyrën e Zëvendëssekretares së Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, post të cilën e mbajti nga 2023 deri në 2025.

“Një diplomat karriere, Ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ka qenë ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e nominuar nga Presidenti Trump dhe e vazhduar nën Presidentin Biden”, thuhet në biografin e saj të bërë publike nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Para këtyre detyrave, Yuri Kim ka qenë drejtore e Çështjeve të Evropës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin më të gjerë të Mesdheut Lindor; drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë; dhe drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ajo ishte Shefe e Shtabit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe më herët në karrierën e saj, një Asistente Speciale e Sekretarit Colin Powell. Kim ka qene gjithashtu anëtare e delegacionit të SHBA në Bisedimet Gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore të DPRK. Detyrat jashtë shtetit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën.

dash yuri kim

Kujtojmë që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar lajmet se Yuri Kim është shkarkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një konferencë për gazetarët, ai tha se nuk ka informacion zyrtar për këtë, por kërkoi që  “Kongresi Amerikan që të hetojë korrupsionin e saj”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular